Pas refuzimit të Pep Guardiolës, drejtuesit e rinj të kombëtares italiane kanë vendosur të përqendrohen te Andrea Pirlo për stolin e “Të Kaltërve”.
Paolo Maldini dhe Leonardo e konsiderojnë ish-mesfushorin si profilin e duhur për projektin e ri, për shkak të filozofisë së tij moderne dhe vizionit për futbollin. Pirlo ka pranuar ofertën dhe është i gatshëm të nisë aventurën e re me kombëtaren.
Njoftimi zyrtar mund të vijë të martën, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Federal. Kontrata pritet të jetë e vlefshme deri në përfundimin e Kupës së Botës 2030.
Paga e Pirlos pritet të jetë rreth 1.5 milionë euro në sezon, me mundësi rritjeje në të ardhmen në bazë të rezultateve.
Pavarësisht eksperiencës jo shumë të madhe në stol, Maldini beson te aftësitë e tij dhe është i gatshëm ta mbështesë në procesin e rindërtimit të futbollit italian.











