• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

8 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj reformës së re territoriale, duke theksuar se ndryshimet në hartën administrative nuk duhet të bëhen mbi interesa politike, por mbi parime që vendosin qytetarët në qendër.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur në Kuvend, Braçe kujtoi zgjedhjen e tij të parë si deputet në Poliçan dhe marrëdhënien me banorët e kësaj zone.

“U zgjodha deputet për herë të parë në Poliçan nga njerëz që jo vetëm që më votuan, por më strehuan dhe më mjekuan, kur njerëz që janë ende në këtë sallë më donin të humbur dhe të dështuar.

Lexo edhe:

Protesta para Kuvendit, 8 persona të shoqëruar në komisariatin Nr.1

DETAJE/ 25-vjeçarja angleze u gjet e pajetë brenda apartamentit në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

Për 17 vite me radhë, njerëz të tjerë, edhe ata nga Poliçani, Berati e Kuçova, më dhanë besimin dhe nderin e pafund për t’i përfaqësuar në Kuvend. Më tej në Kavajë e me radhë.

Unë kam jetuar me këta njerëz dhe u jap mirënjohje. Kush mirënjohjen nuk e njeh, lidhjen me këta njerëz nuk e njeh. Nuk është as emocionale dhe as folklorike, është marrëdhënie njerëzore dhe kush nuk e ka, nuk e kupton kurrë”, u shpreh Braçe.

Duke folur për reformën territoriale, deputeti socialist tha se ndër vite janë bërë “eksperimente pas eksperimentesh” me pushtetin vendor.

“Me territorin, pushtetin në këtë vend janë bërë eksperimente pas eksperimentesh. Kam qenë në këtë Kuvend kur kryetar bashkie u bënë deputetë dhe i bënin të dyja këto.

Pushteti vendor është pushteti i qytetarit. Reforma që kemi përpara është një ligj që vizaton një hartë të re.

Harta e provuar shumë herë është e përkohshme dhe, si reformë, tërësisht e pamjaftueshme. E kam dëgjuar disa herë, veçanërisht sot paradite, se harta është mundësia politike, më troç, votave që krijon. Kështu ishte edhe në vitin 2014. Më e keqja këtu është që këtu jemi edhe sot.

Edhe kjo hartë, që me gjasë do të ndryshojë, do të marrë fuqi në vitin 2031. Qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga votat, por nga parimet. Parimet janë shkelur, nuk janë zbatuar kudo njësoj në territorin e diktuar nga kjo hartë dhe kjo u tha hapur dhe pa ndrojtje hiç”, deklaroi Braçe.

Braçe theksoi se reforma duhet të ketë në qendër qytetarët dhe jo vetëm ndryshimin e kufijve administrativë.

“Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë”, u shpreh deputeti socialist.

“Kaq me lehtësi e marrim ne këtë fakt? Ndryshimin e jetës së njerëzve që kanë bërë plane për jetën e tyre. Bie dakord me shënimin e një kolegu këtu që populli përfaqësohet nga sovraniteti i një deputeti i zgjedhur me votë.

Pra as në nivel grupi, as nivel profesional grupi siç komisionet parlamentare. Siç Komisioni i Ekonomisë, që kriteret që konfirmojnë këtë ligj janë me kritere ekonomikë dhe financiarë. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne në një vit.

Po flas për kompetencat Arbër (Arbjan Mazniku). Dëgjova që i referohesh kompetencave të bashkisë, që ata nuk i kanë përmbushur. Kompetenca të pasakta. 46 kompetenca janë sot në bashki, këto kompetenca u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm”, tha ai më tej.

Nga Kategoria

Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 8 persona të shoqëruar në komisariatin Nr.1

8 Tetor, 2026
Aktualitet

DETAJE/ 25-vjeçarja angleze u gjet e pajetë brenda apartamentit në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

8 Tetor, 2026
Aktualitet

“Territorialja”/ Bardhi i drejtohet PS-së: Na tregoni kriteret, jo pazaret politike!

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

8 Tetor, 2026

Protesta para Kuvendit, 8 persona të shoqëruar në komisariatin Nr.1

8 Tetor, 2026

Rusia mohon raportimet për rastin e dytë të murtajës në Siberi

8 Tetor, 2026

DETAJE/ 25-vjeçarja angleze u gjet e pajetë brenda apartamentit në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

8 Tetor, 2026

“Territorialja”/ Bardhi i drejtohet PS-së: Na tregoni kriteret, jo pazaret politike!

8 Tetor, 2026

Eli Fara reagim tjetër për videot me Adi Hilën: Është mburrur me shokët, shiko çfarë bëj unë

8 Tetor, 2026

Mazniku: Bashkimi i bashkive sjell më shumë shërbime për qytetarët

8 Tetor, 2026

Real Madrid përgatit goditje të dyfishtë në merkato, synon një mbrojtës elitar dhe një mesfushor

8 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.