Deputeti i PS, Erion Braçe mbajti një fjalim me tone të forta kritike ndaj Reformës territoriale të propozuar nga Partia socialiste, duke deklaruar se sipas tij ajo nuk është reformë, por thjesht një ndarje gjeografike territoriale. Ai u shpreh se kjo ndërhyrje nuk po shoqërohet me shtim të kompetencave, duke shpjeguar se 12 vite më parë komptemecat që iu dhanë bashkive me reformën e 2014-ës “u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm. Po 46 kompetenca kanë sot bashkitë. Një pjesë e madhe e tyre janë formale, për të mos thënë banale”.
Sipas Braçes, parimet mbi të cilat duhej të ishte realizuar reforma janë shkelur dhe nuk janë respektuar kudo njësoj në hartë. Ai foli dhe për mungesën e një transparencë efektive në të gjithë procesin.
“Im atë lindi 82 vite më parë në Lozhan, në bashkinë Maliqaj. Bashkë me tim atë lindën atje edhe dy xhaxhallarët e mi. Ime më lindi në Libohovë, në një qytet me kala, jo për t’i bërë karshillëk Gjirkastrës. Unë linda në Kombinat. Tirana e shtynte Kombinatin në këtë mënyrë, një qytet industrial i lënë mënjanë. Po e thekson këtë fakt për të treguar se e kuptoj fare qartë çdo qytet që u ngrit në funksion të industrisë. Këto elementë e sollën që unë të zgjidhem deputet për herë të parë në Poliçan. Njerëz që janë në këtë sallë më donin të gjymtuar edhe humbës. Poliçanin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë. Në vijim për 17 vite me radhë, njerëz të tjerë, përfshi edhe ata nga Poliçani, Berati në tërësi, më dhanë punën, nderin e pafund për të përfaqësuar në Kuvend njerës si ata. Më pas në Divjakë, Lushnjë, etj, njerëz të tjerë më dhanë punën dhe nderin, për t’i përfaqësuar, për të jetuar me ta dhe për ta.










