Thibaut Courtois po përjeton një nisje sezoni jashtëzakonisht të ngarkuar te Real Madridi, me portierin belg që ka përballuar më shumë goditje se në çdo sezon tjetër që prej mbërritjes së tij në vitin 2018.
Në tetë ndeshjet e para të sezonit, Courtois ka përballuar 37 goditje në kuadrat, me një mesatare prej 4.6 për ndeshje. Rekordi i mëparshëm ishte 35 goditje në sezonin 2020-21.
Pavarësisht volumit të madh të rasteve të kundërshtarëve, belgu ka ruajtur një nivel të lartë, me 76% të goditjeve të pritura.
Ndeshja më e vështirë deri tani ishte ajo ndaj Interit, ku Courtois përballoi tetë goditje dhe ndali shtatë prej tyre. Më pas erdhën edhe shtatë goditje nga Rayo Vallecano dhe po aq nga Atletico Madrid.
Problemi është i qartë: Real Madridi po lejon shumë më tepër raste në mbrojtje dhe Courtois është ai që po paguan më shumë pasojat.
Megjithatë, statistikat tregojnë se portieri vijon të jetë një nga pikat më të forta të skuadrës. Edhe pse ka pësuar nëntë gola dhe ka regjistruar vetëm një ndeshje pa pësuar, paraqitjet e tij kanë mbetur në nivele të larta.
Courtois ka punuar në Valdebebas gjatë dy javëve të fundit, pasi u tërhoq nga kombëtarja e Belgjikës për t’u përqendruar te gjendja fizike dhe te Real Madridi.
Kontrata e tij skadon në vitin 2027, por rinovimi për një sezon tjetër konsiderohet praktikisht i sigurt.











