Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.
Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.
Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales e cila pritet të votohet.
E ndërkohë në seancë vijon debati për Reformën Territoriale.











