Romario ka komentuar përplasjen mes Cristiano Ronaldos dhe Jorge Jesus, duke u pozicionuar në krah të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.
Ish-sulmuesi brazilian, i cili ka pasur marrëdhënie të mira me Jorge Jesus gjatë periudhës së tij te Flamengo, theksoi se respektimi i fjalës së dhënë është thelbësor.
“Cristiano është një person shumë i drejtpërdrejtë. Mua më pëlqen Jorge Jesus dhe kam pasur marrëdhënie të mira me të, por sipas Cristianos ai nuk i mbajti premtimet. Një shtrëngim duarsh vlen më shumë se një copë letër. Nëse nuk e mbajti fjalën, atëherë Ronaldo ka të drejtë”, deklaroi Romario në “Charla Podcast”.
Braziliani u ndal edhe te vendimi i Ronaldos për t’u larguar nga grumbullimi.
“Ai ishte poshtëruar një herë. Pse të poshtërohej për herë të dytë? Largohu prej andej”, tha Romario.
Sipas tij, situata u përkeqësua edhe më shumë pas konferencës për shtyp të Jorge Jesus, ku trajneri, sipas versionit të Ronaldos, nuk përsëriti ato që palët kishin rënë dakord të thuheshin publikisht.
“Nëse gjërat kanë ndodhur kështu, ai u ndje i pavlerësuar dhe i parëndësishëm. Në vendin e tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë”, përfundoi Romario.
Cristiano Ronaldo rrezikon një pezullim nga një deri në gjashtë muaj, si dhe një gjobë, për largimin nga grumbullimi i kombëtares portugeze.











