• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shoferi turk i bllokuar në Librazhd: Më vjen keq për shqiptarët që jetojnë këtu

24 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa më e madhe e së cilëve janë kamionë që vijnë nga Turqia dhe Maqedonia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Drejtuesit e mjeteve tregojnë se prej 3 ditësh ndodhen në pritje për të vazhduar udhëtimin por ajo çfarë ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Arrave ka detyruar të qëndrojnë në pritje.

Njeri nga drejtuesit e mjeteve tregon se pritja e madhe ka shkaktuar probleme ekonomike për të dhe shumë të tjerë.

Lexo edhe:

Tragjedi në Turqi/ Shpërthim në fabrikën e çelikut, një viktimë dhe 14 të plagosur

Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, 50-vjeçari dyshohet edhe për një tjetër vjedhje me armë në Tiranë

“Prej tre ditësh jemi këtu. Jemi vërtet në gjendje të vështirë. Qeveria duhet të bëjë diçka për këtë situatë. Si një qytetar turk, më vjen shumë keq që shqiptarët ndodhen në një gjendje të tillë. Shqiptarët janë vëllezërit tanë. Ne duam që edhe këtu të ndërtohen rrugë moderne. Makinat tona po shkatërrohen. Sa herë kalojmë këtu, i çojmë automjetet në servis. Gjendja e rrugës është shumë e rëndë. Prej tre ditësh po presim këtu në vështirësi. Jemi në situatë të keqe. Flemë në kamion. Nuk kemi as një vend afër ku të hamë diçka, as restorant pranë, as vend ku të blejmë ushqim. Çdo gjë është shpenzim. Vërtet jemi në gjendje shumë të vështirë.

Çfarë do të bëjmë? Do të presim. Jemi të detyruar të presim. Nuk kemi alternativë tjetër. Do të presim hapjen e rrugës. Kur do të hapet rruga? Kjo tashmë varet nga ju”, është shprehur një nga drejtuesit e automjeteve.

Një tjetër drejtues mjeti nga Turqia thotë që puna e tyre ka mbaruar tashmë ndërsa i duhet të flejë prej ditësh në kamion.

“Buka jonë mbaroi, që nga e diela jemi këtu. Sot është dita e tretë. Sipas informacionit që kemi marrë nga klienti, thonë se rruga do të hapet të premten në provë. Dje na thanë se do të hapej, pritëm, por thanë se dolën probleme më të mëdha. Po presim, s’kemi çfarë të bëjmë.  Po fle në mjet, brenda në automjet. Erdhëm këtu, rruga ishte e mbyllur. Ndoshta do të zbresim poshtë në qytet, në pazar, të blejmë diçka dhe të kthehemi. Po presim, jemi të detyruar të presim.

Mund të shkojmë edhe në Kosovë. Nuk mund të bëjmë dokumentet këtu. Nëse i bëjmë në Kosovë, mund të hyjmë sërish në Shqipëri nga Kosova. Por atje nuk po na i bëjnë. Një shok shkoi, por nuk ia bënë. U kthye prapë”, u shpreh ai.

Vetëm në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës hyjnë dhe dalin me shume se 200 mjete të tonazheve të rënda, pjesa më e madhe vijnë nga Turqia e Maqedonia ndërsa në dalje volumin me të madh të eksporteve e kanë fermerët e fushës së Myzeqesë./ Lajmi u mor nga Euronews Albania

Nga Kategoria

Bota

Tragjedi në Turqi/ Shpërthim në fabrikën e çelikut, një viktimë dhe 14 të plagosur

9 Nëntor, 2026
Kryesore

Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, 50-vjeçari dyshohet edhe për një tjetër vjedhje me armë në Tiranë

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

Aksidentohet autobusi në aksin Fier-Levan, plagoset një pasagjere

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tragjedi në Turqi/ Shpërthim në fabrikën e çelikut, një viktimë dhe 14 të plagosur

9 Nëntor, 2026

Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, 50-vjeçari dyshohet edhe për një tjetër vjedhje me armë në Tiranë

9 Nëntor, 2026

Aksidentohet autobusi në aksin Fier-Levan, plagoset një pasagjere

9 Nëntor, 2026

Vlora Hyseni nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash! SPAK: Ergys Agasi e paguante për të marrë informacionet e SHISH! 950.000 € iu nisën vëllezërve në Gjermani, një transfertë 450.000 u anulua

9 Nëntor, 2026

Do dëshmojë për dosjen “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

9 Nëntor, 2026

Alarmi për ndotjen e ujit në Vlorë, ku u zbulua ndotje fekale, situatë problematike edhe në depozitat e pallateve

9 Nëntor, 2026

Trump pranon gabimet pas humbjes së republikanëve: MAGA mund të mbijetojë edhe pa mua

9 Nëntor, 2026

“Pesë orë në komisariat, i prangosur dhe i verbuar nga spraji”, gazetari holandez rrëfen ndalimin në protestën e Tiranës: Si më trajtoi policia

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.