• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vlora Hyseni nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash! SPAK: Ergys Agasi e paguante për të marrë informacionet e SHISH! 950.000 € iu nisën vëllezërve në Gjermani, një transfertë 450.000 u anulua

9 Nëntor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Hyseni, ish drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetyëror është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK regjistroi procedimin më 30 tetor . Në dokumente thuhet se Vlora Hyseni dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pikënisja e hetimeve ishte një fletë formati më shënim dore, e gjetur në E.A Tobacco të Ergys Agasit, ku shënohet shifra, rreth 1.2 mln euro.

Nga hetimet e thelluara SPAK ka vërtetuar se identike shifra prej 119.162.400 lekë (pra rreth 1.2 mln euro), identike me atë të shënuar në letrën e gjetur në zyrën e Agasit, është transferuar drejt “Enklo Counstruction”, një kompani që nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë e informacionit, nga “Sinteza Co” që së bashku me “Albascan” kishin fituar një tender të AKSHI-t me vlerë rreth 18 milionë euro.

Lexo edhe:

Do dëshmojë për dosjen “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Alarmi për ndotjen e ujit në Vlorë, ku u zbulua ndotje fekale, situatë problematike edhe në depozitat e pallateve

Më pas “Enklo Counstruction”, i ka paguar Ergys Agasit Range Roverin me targa G444A, në shumën prej 290.000 Euro.

Po “Enklo Counstruction”, i dërgon një shumë prej 420 mijë eurosh kompanisë “Fortis Beton” të Orest Sotës , i njohur për lidhjet me Ergys Agasin.

Më pas “Fortis Beton” nis dy transferta jashtë vendit, nga 250.000 Euro secila në mars 2024, drejt kompanisë gjermane Ëilhelm & Co Planungsgesellschaft

Transferta është bërë me arsyetimin për projektimin arkitekturor të një qendre tregtare rreth17.000 m2 në Tiranë, që nuk është bërë kurrë.

Në këtë biznes gjerman punon një nga vëllezërit e Vlora Hysenit, dhe SPAK thotë se 500 mijë eurot janë nisur si shpërblim nga Agasi për ish shefen e SHISH dhe se burimi i parave janë lekët e përfituara nga AKSHI.

Një tjetër pagesë prej 450.000 Eurosh e Fortis Beton sh.p.k është anuluar më 27 shkurt 2024. Ishte nisur drejt një tjetër biznesi gjerman Erd & TiefbauDingler GmbH. Kjo kompani ka përfaqësues një person me emrin Izet Dingler, vëllai tjetër i Vlora Hysenit.

Për këto transferta dhe marrëdhënie të shoqërisë Fortis Beton sh.p.k. me

Shoqëritë gjermane është pyetur vetë Orest Sota i cili i ka justifikuar me planin arkitekturor të një pallati që ka ndërmend të ndërtojë.

I pyetur se pse ky shënim është gjetur në EA Tobacco sh.p.k., Z. Sota ka deklaruar se sugjerimin për shoqërinë gjermane si studio projektimi arkitekturore ia ka dhënë shoku i tij, Ergys Agasi.

SPAK përmes hetimeve ka vërtetuar se Izet Dingler ka pasur më herët mbiemrin Hyseni dhe se kjo është pranuar nga vetë deklarimet e ish Shefes së SHISH para SPAK por edhe nga certifikatat familjare.

Sipas SPAK Ergys Agasiu ka përdorur fonde të AKSHI për korrupsion kundrejt Vlora Hysenit dhe se anulimi i transfertës së tretë prej 450.000 Euro nuk e përjashton dyshimin se ajo shpërblehet nga Agasi për dhënien e informacioneve sekrete të SHISH.

Prokuroria shton se këto fakte janë në verifikime të mëtejshme. Janë nisur letra porosi për autoritet në Kosovë dhe në Gjermani, për të gjetur më shumë detaje në lidhje me vëllezërit e Vlora Hyseni dhe lëvizjet e parave nga kompanitë ku njëri është i punësuar dhe tjetri pronar./reporttv

Nga Kategoria

Aktualitet

Do dëshmojë për dosjen “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

9 Nëntor, 2026
Kryesore

Alarmi për ndotjen e ujit në Vlorë, ku u zbulua ndotje fekale, situatë problematike edhe në depozitat e pallateve

9 Nëntor, 2026
Bota

Trump pranon gabimet pas humbjes së republikanëve: MAGA mund të mbijetojë edhe pa mua

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vlora Hyseni nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash! SPAK: Ergys Agasi e paguante për të marrë informacionet e SHISH! 950.000 € iu nisën vëllezërve në Gjermani, një transfertë 450.000 u anulua

9 Nëntor, 2026

Do dëshmojë për dosjen “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

9 Nëntor, 2026

Alarmi për ndotjen e ujit në Vlorë, ku u zbulua ndotje fekale, situatë problematike edhe në depozitat e pallateve

9 Nëntor, 2026

Trump pranon gabimet pas humbjes së republikanëve: MAGA mund të mbijetojë edhe pa mua

9 Nëntor, 2026

“Pesë orë në komisariat, i prangosur dhe i verbuar nga spraji”, gazetari holandez rrëfen ndalimin në protestën e Tiranës: Si më trajtoi policia

9 Nëntor, 2026

Aksident i rëndë në Spitallë të Durrësit, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me dy mjete të parkuara, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

9 Nëntor, 2026

Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Tiranë një javë më parë, arrestohet autori Robert Duka

9 Nëntor, 2026

Tragjedi në Kretë, 20 emigrantë të vdekur dhe 2 të zhdukur, shpëtohen 133 persona

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.