• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Flick kundër largimit të Casado dhe Fermin Lopez: Nuk dua të humbas asnjë lojtar tani

22 Gusht, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Hansi Flick e bëri shumë të qartë këtë të premte se nuk dëshiron të humbasë asnjë lojtar në këtë fazë të fundit të merkatos. Trajneri gjerman iu mbylli derën largimeve të mundshme të lojtarëve si Fermín apo Casadó. Të dy nuk duan të largohen nga Barça, por për ta ka shumë oferta dhe asgjë nuk përjashtohet. Për momentin, tekniku e ka shprehur hapur qëndrimin e tij. Nga ana tjetër, ai shpreson të ketë në dispozicion Gerard Martín për sfidën kundër Levantes.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Levante – “Është një skuadër me mbrojtje solide, por luan shumë mirë edhe në tranzicion. Kur rikuperon topin është shumë e shpejtë”.

Casadó – “Kam folur me të, sigurisht. Nuk besoj se ai dëshiron të largohet nga klubi dhe, për më tepër, e dua këtu, sepse do të kemi një sezon të vështirë dhe na duhen të gjithë lojtarët. Ai i jep besim skuadrës dhe grupit. Na duhen të gjithë për t’i arritur objektivat këtë sezon”.

Lexo edhe:

Agjenti i Enzo Fernández shpërthen ndaj Chelseat pas pezullimit

Mbappé: Te Real Madridi duket qartë se kur unë shtyj, edhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë

Ndeshja me “gjysmë gazi” ndaj Mallorca – “A do të ndodhë përsëri? Jo. Jemi të kënaqur me 3-0 dhe tri pikët e para. Kam qenë lojtar dhe e di si funksionon, por është e rëndësishme të përmirësohemi dhe të japim më shumë, sidomos në këto lloj ndeshjesh. Duhet të përqendrohemi gjithmonë te detyrat tona dhe te plani i lojës. Këtë ua thashë lojtarëve, e kanë kuptuar dhe nuk jam i shqetësuar”.

De Jong, jashtë për arsye familjare – “Nuk flas zakonisht për këto tema. Nuk do të flas as sot. Frenkie zakonisht është gjithmonë i disponueshëm”.

Tri ndeshje në transfertë – “Ne fokusohemi te ndeshja e radhës, mendojmë vetëm për Levante. Pastaj do të mendojmë për ndeshjen pasuese. Nuk është problem, unë jetoj gjithmonë në të tashmen”.

Gerard Martín – “Shpresoj të jetë i gatshëm nesër. Kam folur me të. Do të shohim”.

Zëvendësuesi i De Jong – “Gavi dhe Casadó mund të luajnë aty”.

Lewandowski – “Do të shohim. Kemi menduar për mënyrën si mund të rrjedhë ndeshja, kemi disa opsione. Ferran shënoi javën e kaluar. Ky është argumenti më i mirë për ta përsëritur vetveten. Nëse është e mundur që Lewa të luajë disa minuta, pse jo?”

Fermín Lopez – “Mund të përsëris atë që thashë më parë. Nuk dua të humbas asnjë lojtar tani. Fermín po bën shumë mirë. Jam i kënaqur me të, me të gjithë lojtarët dhe dua që të gjithë të qëndrojnë”.

Roony – “Nuk është i regjistruar, nuk është i disponueshëm për ndeshjen e radhës. Qëndrimi dhe mentaliteti i tij janë fantastike. Do të luajë 45 ose 60 minuta sot me ekipin B. Të shohim javën tjetër nëse gjërat ndryshojnë dhe t’i kemi të gjithë të regjistruar”.

Festat e harbuara të Lamine – “Nuk më shqetëson çfarë thonë të tjerët për skuadrën time. Po flasim për një lojtar 18-vjeçar, është fantastik dhe unë do ta ndihmoj të përmirësohet. Sjellja e tij dhe gjithçka tjetër janë të shkëlqyera”.

Pozicioni i Rashford – “Sigurisht që mund të jetë një alternativë e mirë për Ferran dhe Lewandowski. Na jep shumë opsione. Është më i mësuar të luajë si ‘11’, në krah, por ka prekje të parë të shkëlqyer, driblim… Mund të shijojmë një lojtar fantastic, në 100%”.

Nga Kategoria

Sporti

Agjenti i Enzo Fernández shpërthen ndaj Chelseat pas pezullimit

3 Prill, 2026
Sporti

Mbappé: Te Real Madridi duket qartë se kur unë shtyj, edhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë

3 Prill, 2026
Sporti

Arteta qetëson tifozët e Arsenalit, dëmtimi i Madueke nuk duket serioz

3 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditën me grushte dhe vranë 63-vjeçarin në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

4 Prill, 2026

“Rrugën e kemi shumë problem”, e moshuara në Mallakastër: Kam qenë socialiste dhe socialiste do vdes

4 Prill, 2026

Plagosi me thikë 2 të rinjtë në Shkodër, ky është autori i dyshuar

4 Prill, 2026

E rëndë në Itali, 12-vjeçari shqiptar bie nga kati i tetë teksa luante me shokët, ndërron jetë

4 Prill, 2026

Rriten tensionet Iran-SHBA, persona të armatosur qëllojnë mbi helikopterët amerikanë! Teherani ofron 60 mijë dollarë shpërblim për kapjen e pilotëve

4 Prill, 2026

Përfundon sot mandati i Presidentes Vjosa Osmani, detyra i kalon Albulena Haxhiut

4 Prill, 2026
Horoskopi për të Mërkurën, 21 Janar 2026

“Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

4 Prill, 2026

Begaj uron NATO-n për 77-vjetorin: Shqipëria, partner i palëkundur për sigurinë dhe paqen

4 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.