Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, ka konfirmuar se bisedimet me trajnerin janë në fazën përfundimtare.
“Po flas me Roberto Mancinin për t’u bërë trajneri i ri. Po presim firmën e tij”, deklaroi Malagò gjatë mbledhjes së Këshillit Federal.
Pista Mancini u rikthye fuqishëm pas dështimit të kandidaturës së Andrea Pirlos dhe dorëheqjeve të Paolo Maldinit e Leonardos nga postet e tyre në federatë.
Mancini, i cili udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Europianin 2021, është aktualisht kandidati kryesor për të nisur rindërtimin e “Azzurrëve”. Antonio Conte mbetet një alternativë, por deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete me të.
Zyrtarizimi pritet sapo Mancini të firmosë kontratën me Federatën Italiane.











