Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të premte në fshatin Picar të Gjirokastrës, duke rrezikuar zonën e banuar.
Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore në hyrje të fshatit, në një zonë me terren të vështirë dhe me dendësi të lartë shkurresh dhe pemësh.
Zjarri ndodhet pranë banesave, ndërsa ekziston rreziku që flakët të përhapen në drejtim të fshatit.
Në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrës, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të afërsisë së zjarrit me zonën e banuar.











