Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.
Seanca ka nisur duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të saj.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu theksoi se përgjegjësia është e përbashkët për t’u angazhuar për parandalimin e këtyre rasteve.
“Kjo është një shprehje e respektit dhe e solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.











