Ergys Agasi, 39 vjeç, është biznesmeni nga Durrësi, emri i të cilit është përmendur në një prej dosjeve të rëndësishme të SPAK. Ai e nisi karrierën në administratën publike, përpara se të ndërtonte aktivitetin e tij në disa sektorë të biznesit, duke u përfolur për pasuri të konsiderueshme dhe lidhje me personazhe të politikës. Së fundmi, në media dhe në rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime për materiale komprometuese që dyshohet se mund të kenë qenë në zotërimin e tij, ku përmenden edhe emra të njohur të politikës dhe artit.
Mes emrave të përmendur në këto thashetheme është edhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke sqaruar marrëdhënien e saj me Ergys Agasin. Ajo ka publikuar edhe një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet së bashku me Agasin dhe shokë të tjerë të shkollës, duke iu drejtuar ndjekësve me fjalët: “Gjejeni kush jam unë dhe kush Gysi”.
Në reagimin e saj, Rezarta ka mohuar që të jetë takuar personalisht me Agasin në periudhën e fundit, duke shpjeguar se njihen që nga fëmijëria. Në postimin e saj, këngëtarja shkruan:
“THASHE THEMI NR. 2 “Rezarta ka takuar Ergys Agasin.” E VËRTETA: Ergysin e njoh që nga kopshti dhe kemi qenë bashkë në shkollë fillore deri në klasën e tetë. Më vonë kemi komunikuar në telefon, bashkë me familjarë të tij, për realizimin e seteve fotografike familjare të familjes së tij. Megjithatë, prej asaj kohe nuk jemi takuar personalisht. Nuk e dija që për të pasur miq duhej edhe certifikatë pastërtie nga opinioni publik!”.
/ilirianews.al













