Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq pas humbjes në El Clásico, me Xavi Espart që do të mungojë për rreth shtatë javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë.
Klubi katalanas ka konfirmuar se mbrojtësi i ri ka pësuar një dëmtim të sindezmozës pas një përplasjeje me një kundërshtar gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit.
Espart u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 29-të të El Clásicos, pas një dueli me Aurélien Tchouaménin. Ai tentoi fillimisht të vazhdonte lojën, por dhimbjet e detyruan të kërkonte zëvendësimin.
Hansi Flick aktivizoi Alejandro Balden në vend të tij, ndërsa João Cancelo u zhvendos në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Dëmtimi i Espart shton problemet për Barcelonën, që tashmë kishte mungesa të rëndësishme në repartin defensiv me Jules Koundé, Eric Garcia dhe Andreas Christensen.
Sipas parashikimit të klubit, Espart pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme ndaj Aston Villa, Atlético Madrid, Villarreal dhe Manchester City.
Edhe Eric Garcia pritet të jetë jashtë deri pas pushimit të kombëtareve, duke kufizuar edhe më shumë alternativat e Flick për krahun e djathtë të mbrojtjes.











