Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë që zhvillohet në Londër.
Sipas “Marca”, ylli argjentinas ka vendosur të mos udhëtojë drejt kryeqytetit britanik për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe angazhimeve me Inter Miami në MLS.
Vendimi lidhet me dëshirën e Messit për të ruajtur gjendjen optimale fizike dhe për të qëndruar plotësisht i fokusuar te pjesa e mbetur e sezonit. Për shkak të ndeshjeve dhe udhëtimeve të shpeshta, lojtari dhe stafi kanë zgjedhur t’i japin përparësi rikuperimit dhe stërvitjes.
Inter Miami ka grumbulluar 55 pikë dhe e ka siguruar tashmë një vend në “play-off”-in e MLS, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje nga sezoni i rregullt.
Sfida e radhës për skuadrën e Messit do të jetë më 29 tetor ndaj Cincinnati-t.
Kështu, argjentinasi do të mungojë në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të futbollit botëror, edhe pse emri i tij mbetet mes kandidatëve për çmimin prestigjioz.











