Rezarta Shkurta ka reaguar për herë të parë ndaj disa prej aludimeve që e kanë shoqëruar ndër vite, mes tyre edhe pretendimit se ajo ishte shkaku i ndarjes së Ermalit nga bashkëshortja e tij e parë.
Në një postim në Instagram, këngëtarja ka mohuar këto zëra, duke sqaruar se e kishte njohur Ermalin kur ai ishte tashmë i ndarë nga ish-bashkëshortja dhe kishte përfunduar edhe një lidhje tjetër.
Reagimi i Rezarta Shkurtës:
THASHE THEMI NR. 1
“Rezarta e ka ndarë Ermalin nga gruaja e parë.”
E VËRTETA:
Ermalin e njoha kur ishte i ndarë. Madje, jo vetëm që ishte ndarë nga ish-gruaja, por kishte përfunduar edhe një lidhje tjetër pas saj.
Pra, kur unë hyra në histori, disa kapituj ishin mbyllur tashmë!
E njoha kur isha 19 vjeçe. Pas pak ditësh bëhem 40.
Kam ndarë me këtë njeri më shumë vite të jetës sime sesa kam jetuar pa të.
Ermali është timoni im, busulla ime, shtëpia ime.
Është njeriu me të cilin jam rritur, kam ndryshuar, kam qeshur, kam qarë dhe kam ndërtuar familjen time.
Nuk e di si do të ishte jeta ime pa të. Dhe, sinqerisht, nuk kam asnjë dëshirë ta zbuloj.
20 vite më vonë, ende të zgjedh ty.













