• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rekord i ri! Emigrantët sollën 817 mln € në Shqipëri nga Janari në Shtator

11 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, ose 8.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Ramës me grupin parlamentar socialist, marrin pjesë edhe ministrat

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 9 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 800 milionë eurosh. Me këto ritme viti mund të mbyllet me nivele rekord prej mbi 1 miliardë euro. (në tremujorin e fundit 2024 prurjet ishin 273 milionë euro).

Emigrantët e rinj duket se nuk ikin pa e kthyer kokën pas, duke u kujdesur për të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./Monitor!

Nga Kategoria

Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.
Lajme

Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.

14 Janar, 2026
Aktualitet

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Ramës me grupin parlamentar socialist, marrin pjesë edhe ministrat

14 Janar, 2026
SHBA ndalon vizat për emigracionin nga Shqipëria, zbulohet dokumenti i DASH: refuzimi nis nga 21 janari dhe do të jetë pa afat.
Lajme

SHBA ndalon vizat për emigracionin nga Shqipëria, zbulohet dokumenti i DASH: refuzimi nis nga 21 janari dhe do të jetë pa afat.

14 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rajonet zvicerane ndalojnë pyroteknikën pas zjarrit në barin e skijimit në Crans-Montana

14 Janar, 2026
Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.

Arrihet marrëveshja për pjesëmarrësit në Komitetin e Paqes në Gaza, Trump do të zbulojë emrat në ditët e ardhshme.

14 Janar, 2026

Sekuestrohen 6.8 tonë drogë në Venezuelë/ Autoritetet: Vijnë nga mafia shqiptare

14 Janar, 2026

Influenseri i tortës Pandoro shpallet i pafajshëm për mashtrim të rëndë në Itali

14 Janar, 2026
Bellingham flet për marrëdhënien e tij me Alonson: Mos i jepni besim kllounëve…

Bellingham flet për marrëdhënien e tij me Alonson: Mos i jepni besim kllounëve…

14 Janar, 2026
Fullkrug shpërthen në surprizë, stërvitet dhe mund të jetë në stol për ndeshjen ndaj Como-s.

Fullkrug shpërthen në surprizë, stërvitet dhe mund të jetë në stol për ndeshjen ndaj Como-s.

14 Janar, 2026

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Ramës me grupin parlamentar socialist, marrin pjesë edhe ministrat

14 Janar, 2026

Casa e Bardhë mbron Trump për gjestin me gishti të mesëm ndaj një kritikuesi.

14 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In