• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Napoli i Contes nuk fal në finale: Dopieta e Neres siguron trofeun e Superkupës

23 Dhjetor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Motra e Cristiano Ronaldos reagon ashpër pas largimit të tij nga Portugalia: “Meritojmë të kthehemi në mediokritet”

Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë: “Në momentin e duhur do të tregoj të vërtetën”

Napoli është shpallur fitues i Superkupës së Italisë pasi mposhti Bolognan me rezultatin e pastër 2-0 në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite. Heroi i mbrëmjes ishte padyshim David Neres, i cili me një magji braziliane dhe një disiplinë taktike tipike për skuadrat e Antonio Contes, i dhuroi napolitanëve një trofe që i mungonte prej 11 vitesh. Në një stadium “Al-Awwal Park” që nuk ishte i mbushur plot, dominimi i kampionëve të Italisë ishte i padiskutueshëm, duke mbytur çdo iniciativë të skuadrës së Vincenzo Italianos.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të me një perlë të vërtetë të Neres. Ish-lojtari i Ajax-it realizoi një goditje të harkuar me të majtën, e cila solli në kujtesë goditjet legjendare të Alex Del Pieros (i pranishëm në tribunë) apo ato të Lorenzo Insignes. Goli i dytë erdhi në minutën e 56-të dhe mbante “vulën” e stilit Conte: një presion i lartë dhe agresiv që detyroi portierin Ravaglia dhe mbrojtësin Lucumi të gabonin, duke i lejuar Neres të shënonte golin e tij të gjashtë sezonal dhe të vuloste fatin e finales.

Takimi u fitua falë një strategjie të qartë taktike. Antonio Conte zgjodhi të mos e kërkonte me ngulm zotërimin e topit, duke ndjekur disi filozofinë e famshme të Mourinhos te Interi i tripletës. Napoli u mbrojt mirë, mbylli hapësirat dhe goditi me shpejtësi përmes krahëve. Hojlund bëri një punë të madhe në mbajtjen e topit, ndërsa mbrojtja e udhëhequr nga Heggem ishte e pakalueshme, duke e mbyllur ndeshjen e dytë radhazi pa pësuar gol.

Për Bolognan dhe trajnerin Italiano, kjo ishte finalja e katërt e humbur nga pesë të fundit, një rezultat i hidhur që gjithsesi nuk e zbeh rrugëtimin fantastik të këtij ekipi. Nga ana tjetër, Antonio Conte shijon trofeun e tij të 10-të në karrierë (Superkupën e tretë personale), duke konfirmuar edhe një herë se ai di të ndërtojë makineri fituese. “Në finale mbhen mend vetëm fituesit,” kishte thënë ai në prag të ndeshjes, dhe në shkretëtirën e Arabisë, Napoli i tij tregoi se ishte i vetmi që meritonte lavdinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al
Tags: finaleNeressuperkupa e italise

Nga Kategoria

Sporti

Motra e Cristiano Ronaldos reagon ashpër pas largimit të tij nga Portugalia: “Meritojmë të kthehemi në mediokritet”

1 Tetor, 2026
Sporti

Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë: “Në momentin e duhur do të tregoj të vërtetën”

30 Shtator, 2026
Sporti

Zidane nis në mënyrë perfekte me Francën, dy fitore dhe një pagë modeste për standardet e tij

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Motra e Cristiano Ronaldos reagon ashpër pas largimit të tij nga Portugalia: “Meritojmë të kthehemi në mediokritet”

1 Tetor, 2026

Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë: “Në momentin e duhur do të tregoj të vërtetën”

30 Shtator, 2026

Si u tradhtua Erion Veliaj nga të gjithë miqtë e tij

30 Shtator, 2026

Shpërndarja e materialeve intime, Policia e Tiranës nis hetimin

30 Shtator, 2026

Rusia paralajmëron NATO-n për armët bërthamore, tensionet rriten në Baltik

30 Shtator, 2026

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

30 Shtator, 2026

Përfundon pas më shumë se 4 orësh protesta e 123 në Tiranë

30 Shtator, 2026

Sulmi i dështuar në bazën britanike, dyshime për përfshirjen e Iranit

30 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.