• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra zjarri në gjithë vendin, 5 prej tyre aktive

11 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc sot në 11 gusht të vatrave aktive të zjarreve në vend.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas njoftimit zyrtar, në territorin e vendit janë raportuar 25 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Aktualisht, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa një zonë mbahet në monitorim.

Në terren janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale. Në mbështetje të tyre kanë vepruar edhe 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe katër helikopterë të Forcës Ajrore.

Lexo edhe:

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj NXJERR VIDEOT intime të kompozitorit Adrian Hila me kolege, këngëtare e aktore te famshme

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

Në Mallakastër, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht, ndërsa në Drenie është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit. Situata vijon të monitorohet edhe në Krujë, ku forcat operacionale po punojnë në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil.

Në Priskë të Madhe në Tiranë po vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarret në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë janë shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim. Autoritetet e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë operacionet për neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat pjesa më e madhe janë shuar. Aktualisht 5 vatra mbeten aktive dhe 1 zonë është në monitorim. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, pas disa ditësh operacione intensive, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht. Në Drenie, bashkia Patos, është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit dhe strukturat operacionale po vijojnë punën.

Në Krujë, vijon angazhimi i forcave në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze, pavarësisht përhapjes së favorizuar nga era, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët ndërhynë për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbështetur forcat operacionale në terren. Pas ndërhyrjes nga ajri, situata u normalizua dhe puna vijon për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës. Në dy vatrat e Krujës janë angazhuar në total 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Priskë e Madhe, bashkia Tiranë, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Cikallesh, bashkia Kavajë, është shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, dhe në Kallmet të Vogël, bashkia Lezhë, zjarret janë shuar plotësisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe, ku vatra e zjarrit raportohet e shuar.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin deri në neutralizimin e plotë të çdo vatre aktive.

Nga Kategoria

Kryesore

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj NXJERR VIDEOT intime të kompozitorit Adrian Hila me kolege, këngëtare e aktore te famshme

29 Shtator, 2026
Aktualitet

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026
Bota

Misteri: Ç’ndodhi gjatë vizitës së Netanyahut në Emiratet e Bashkuara Arabe?

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lamine Yamal shkëlqen ndaj Kroacisë, Spanja merr kreun e grupit në Nations League

30 Shtator, 2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj NXJERR VIDEOT intime të kompozitorit Adrian Hila me kolege, këngëtare e aktore te famshme

29 Shtator, 2026

Shqipëria bën detyrën ndaj vendit të fundit në renditjen e FIFA-s

29 Shtator, 2026

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026

Misteri: Ç’ndodhi gjatë vizitës së Netanyahut në Emiratet e Bashkuara Arabe?

29 Shtator, 2026

Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

29 Shtator, 2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29 Shtator, 2026

Zjarr masiv në Gorishovë, flakët përfshijnë ullishtet shekullore, shoqërohet 78-vjeçari

29 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.