Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 3-0 në transfertë ndaj San Marinos, skuadrës që mban vendin e fundit në renditjen e FIFA-s.
Kuqezinjtë e nisën takimin në sulm dhe gjetën avantazhin në minutën e 21-të me Anis Mehmetin, pas asistimit të Rey Manajt. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Myrto Uzuni dyfishoi shifrat, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të qetë që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, San Marino provoi të reagojë dhe krijoi një mundësi të rrezikshme, por portieri Sherri ndërhyri në kohë. Shqipëria riktheu kontrollin dhe në minutën e 65-të Rey Manaj shënoi golin e tretë, duke vulosur rezultatin 0-3.
Në vazhdim, trajneri Maran kreu disa zëvendësime dhe u dha minuta edhe lojtarëve të tjerë, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Finlanda dhe Bjellorusia barazuan 0-0, rezultat që i mundësoi Shqipërisë të ngjitet në krye të grupit pas kësaj fitoreje.











