Një denoncim i gazetarit Elton Tozaj ka hedhur akuza të forta ndaj kompozitorit dhe producentit Adrian Hila, lidhur me disa materiale video intime që, sipas tij, përfshijnë edhe personazhe të njohura të ekranit shqiptar.
Në një intervistë për “N’Vibe Media”, Tozaj pretendon se ka siguruar disa video ku shfaqet Hila në marrëdhënie intime me gra të njohura të showbiz-it shqiptar. Sipas gazetarit, pamjet duket se janë realizuar në të njëjtin ambient dhe nga i njëjti kënd filmimi.
Tozaj përmendi edhe emrat e këngëtares Eli Fara, moderatores Monika Lubonja dhe këngëtares Egzona Ademi, duke pretenduar se ato shfaqen në materiale të tilla. Ai tha se nuk është raporti intim në vetvete çështja që denoncon, por fakti që aktet seksuale, sipas tij, janë filmuar pa u bërë e qartë arsyeja e regjistrimit.
“Kam tre vite që punoj mbi këtë çështje. Qëllimi është të denoncoj prostitucionin mediatik”, deklaroi Tozaj, duke shtuar se kërkon të zbardhet nëse filmimet janë realizuar për shantazh, për arsye personale apo për qëllime të tjera.


Gazetari pretendon gjithashtu se materialet nuk janë të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe se është i gatshëm të verifikojë autenticitetin e tyre. Ai ka deklaruar se pas publikimit të denoncimeve ka marrë kërcënime dhe shantazhe për të fshirë materialet.
Deri në publikimin e këtij lajmi, Adrian Hila nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këto pretendime.
Iliria News nuk konfirmon në mënyrë të pavarur autenticitetin e materialeve apo vërtetësinë e deklarimeve të gazetarit. Pretendimet e mësipërme paraqiten si akuza të bëra publikisht nga Elton Tozaj dhe jo si fakte të provuara. Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.











