• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 2 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova në udhëkryq, Kurti paralajmëron dy zgjedhje të reja parlamentare

27 Tetor, 2025
tek Kosova, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit [të zgjedhjeve lokale në nëntor], dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë.

Lexo edhe:

Kërcet arma te ura e Milotit, tentohet të ekzekutohet 30-vjeçari nga Rrubiku

Avokati i martuar kapet “mat” në park duke puthur kolegen 16 vite më të re

Presidentes Vjosa Osmani i mbaron mandati në prill të vitit 2026.

“Sepse, kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhjen e presidentit”, theksoi ai.

Presidenti zgjidhet me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej Kuvendi. Në rast se kandidati nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.

Në rast se nuk zgjidhet as në rundin e tretë, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.

Vetëm 56 deputetë votuan për kabinetin e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës, pra pesë më pak se 61 votat e nevojshme. Pesëdhjetë e dy votuan kundër, ndërsa katër abstenuan.

Tani, sipas Kushtetutës së Kosovës, i takon presidentes Vjosa Osmani ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

Por, lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja e Kosovës do ta thërrasë për ta pyetur nëse e ka shumicën.

Kurti theksoi se, pas votimit të së dielës, “nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër, përveç se drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”.

Osmani pritet t’i ftojë brenda 10 ditësh paritë parlamentare për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të sillnin ndryshime në rezultatet e partive, por ato ndryshime nuk do të ishin të mjaftueshme, aq sa partitë të shmangnin nevojën për bashkëqeverisje në të ardhmen.

Kosova është zhytur në një paralizë politike qysh prej shkurtit, kur zgjedhjet parlamentare nuk prodhuan fitues të qartë, një herë më dështimet e vazhdueshme për ta konstituuar Kuvendin dhe pastaj qeverinë e re.

Kriza mund t’i kushtojë vendit me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes 2024-2027 i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.

Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në. / REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Kërcet arma te ura e Milotit, tentohet të ekzekutohet 30-vjeçari nga Rrubiku

1 Gusht, 2026
Aktualitet

Avokati i martuar kapet “mat” në park duke puthur kolegen 16 vite më të re

1 Gusht, 2026
Bota

U arrestua në Francë, Beqiraj me kështjellë private, makina, apartamente dhe 2 milion € chash

1 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Edi Rama: Kërcënimi më i madh i Shqipërisë, janë shqiptarët! Unë fle më pak se 5 orë

1 Gusht, 2026

Ermal Beqiraj me kështjellë në Francë, Mirlinda Karçanaj “me qira” në Tiranë

1 Gusht, 2026

Gratë pas 50 vjeç, e gjejnë lumturinë te miqësitë më shumë se te romanca

1 Gusht, 2026

Kërcet arma te ura e Milotit, tentohet të ekzekutohet 30-vjeçari nga Rrubiku

1 Gusht, 2026

“Pse je kaq mendjemadhe dhe falso?”/ Reagimi epik i Bora Zemanit ndaj akuzave të ndjekësve në rrjetet sociale

1 Gusht, 2026

Pendohet Mohamed Alabbar? “Ndërtimi në Shqipëri ishte gabim, u nxitova”

1 Gusht, 2026

Avokati i martuar kapet “mat” në park duke puthur kolegen 16 vite më të re

1 Gusht, 2026

Chivu pas fitores me penallti ndaj Manchester Cityt në miqësore: “Na mungon një anësor”

1 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.