• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka lidhur marrëveshjen për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian me sigurimin e mbështetjes së re financiare për Ukrainën, duke kërkuar që të gjitha vendet anëtare të kontribuojnë në përballimin e nevojave ekonomike të Kievit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ukraina përballet me një mungesë financimi prej rreth 70 miliardë eurosh për buxhetin e vitit 2027, si pasojë e dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme ruse. Bashkimi Evropian ka premtuar të mbulojë rreth dy të tretat e kësaj shume, ose afërsisht 45 miliardë euro, përmes një mekanizmi financiar që ende nuk është përcaktuar.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, e siguruar nga Euronews, Merz theksoi se një angazhim i përbashkët financiar nga të gjitha shtetet anëtare është kusht për avancimin e diskutimeve mbi çështjet e tjera të buxhetit evropian.

Lexo edhe:

Kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve: Jam plotësisht pro shkarkimit të Hegseth

Dy incidente pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndodhej brenda

“Një angazhim kolektiv që të gjithë ne, pa përjashtim, do të kontribuojmë në mënyrë të drejtë në mbylljen e këtij boshllëku është një parakusht thelbësor për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe për diskutimin e çdo çështjeje të mëtejshme, veçanërisht atyre me implikime financiare”, shkroi kancelari gjerman.

Merz kërkoi gjithashtu që negociatat për buxhetin shumëvjeçar të BE-së të garantojnë një zgjidhje të qëndrueshme financiare për Ukrainën edhe pas vitit 2027.

Sipas tij, marrëveshja duhet të sigurojë financim afatgjatë për Kievin nga viti 2028 e në vijim, duke përfshirë edhe detyrimet për pagesën e interesave që janë akumuluar deri më tani.

Qëndrimi i kancelarit gjerman vjen në një kohë kur financimi i Ukrainës dhe ndarja e barrës financiare mes vendeve anëtare mbeten ndër çështjet më të ndjeshme në negociatat brenda Bashkimit Evropian.

Nga Kategoria

Bota

Kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve: Jam plotësisht pro shkarkimit të Hegseth

9 Nëntor, 2026
Bota

Dy incidente pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndodhej brenda

9 Nëntor, 2026
Bota

12 emigrantë gjenden të vdekur në një varkë pranë Kretës, 105 të tjerë shpëtohen

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Screenshot

U ndalua gjatë protestës, gazetari holandez: Në polici donin të më lidhnin me Antifa-n

9 Nëntor, 2026

Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë prej janarit 2024

9 Nëntor, 2026

Kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve: Jam plotësisht pro shkarkimit të Hegseth

9 Nëntor, 2026

Dy incidente pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndodhej brenda

9 Nëntor, 2026

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete

9 Nëntor, 2026

Jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.