Franca ka akuzuar Iranin për një sulm kibernetik që muajin e kaluar goditi sistemet e frigoriferëve në qindra supermarkete në vend. Ministria e Jashtme franceze njoftoi se ambasadori iranian do të thirret për të dhënë shpjegime, ndërsa Parisi e cilësoi incidentin si një sulm të papranueshëm ndaj territorit dhe interesave të tij.
Sulmi ndodhi më 12 tetor dhe preku rreth 700 nga 10 mijë supermarketet në Francë. Hakerët arritën të ndryshonin manualisht temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve, duke rrezikuar ruajtjen e produkteve ushqimore. Hetuesit francezë kanë identifikuar si përgjegjëse Gardën Revolucionare të Iranit, sipas autoriteteve.
Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Francës dhe Iranit, ndërsa sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës dhe bizneseve në Evropë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë. Teherani nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj akuzave.











