Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje ndershmërinë e zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, vetëm pak ditë pasi kishte deklaruar se do ta pranonte rezultatin dhe se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me demokratët. Në një reagim në rrjetin e tij Truth Social, Trump pyeti nëse dikush besonte se zgjedhjet kishin qenë të ndershme dhe kritikoi diferencën mes sondazheve dhe rezultatit përfundimtar.
Ai ngriti gjithashtu dyshime për numërimin e votave të hedhura përmes votimit të hershëm dhe për funksionimin e makinave të votimit. “Gjithçka ka të bëjë me makineritë, të cilat janë shumë më të rëndësishme se votuesi”, shkroi presidenti amerikan.
Deklaratat vijnë pas një disfate të rëndë për republikanët, të cilët humbën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit. Më 3 nëntor, Trump kishte thënë se do të punonte me demokratët dhe se priste të gjendej një mënyrë bashkëpunimi, në kontrast me qëndrimin e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.











