• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

BE shtyn rregullat e IA deri në 2027/ Kritikët paralajmërojnë rrezik për konsumatorët

20 Nëntor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian ka prezantuar sot “Digital Omnibus”, një paketë të re për thjeshtimin e rregulloreve digjitale në Bashkimin Evropian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një ndër aktet që prek kjo paketë është edhe Ligji për Inteligjencën Artificiale (IA), i miratuar vitin e kaluar dhe që po zbatohet me faza.

Sipas njoftimit, disa prej rregullave për teknologjitë me “risk të lartë” pritet të shtyhen deri në dhjetor 2027 – më shumë se një vit pas afatit të planifikuar të gushtit 2026.

Lexo edhe:

Italia ndryshon ligjin zgjedhor, opozita përballet me sfidën e bashkimit

Rusia mohon raportimet për rastin e dytë të murtajës në Siberi

Kjo shtyrje pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në treg. Nëse “Digital Omnibus” miratohet, modelet e IA do të mund të vazhdojnë të përdorin të dhëna të kufizuara për vendime të rëndësishme, përfshirë aksesin në shërbime financiare.

Peter Norwood nga Finance Watch e quajti nismën një strategji “de-regulimi për të përshpejtuar”, duke paralajmëruar se konsumatorët rrezikojnë të dëmtohen.

Ai theksoi se, nën këto kushte, një qytetar mund të refuzohet për kredi për shkak të rezultateve të një modeli IA me paragjykime.

Komisioni argumenton se vonesa lidhet me mungesën e kapaciteteve të zbatimit në disa shtete anëtare dhe nevojën e kompanive për më shumë kohë për t’u përshtatur me kërkesat e reja.

Nga ana e tyre, grupet lobuese të sektorit, përfshirë CCIA që përfaqëson kompani si Amazon dhe Google, e përshëndetën shtyrjen, por kërkuan hapa edhe më të guximshëm.

Ata kritikuan propozimin për mos rritjen e pragut të identifikimit të modeleve me “risk sistemik” dhe për formulimet e paqarta në lidhje me të drejtat e autorit.

Nga ana tjetër, organizatat e mbrojtjes së konsumatorëve paralajmërojnë se paketat e reja po lëvizin drejt një deregulimi që favorizon kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Agustín Reyna nga BEUC theksoi se BE-ja u pati premtuar qytetarëve dhe bizneseve thjeshtim, por jo në kurriz të sigurisë së tyre digjitale.

Edhe pse Franca dhe Gjermania mbështesin Ligjin për IA, ekspertë të pavarur shprehen se shumë vende anëtare ende nuk kanë ngritur strukturat e nevojshme për zbatimin e tij.

Përveç kësaj, “Digital Omnibus” përballet me rezistencë të konsiderueshme, pasi kërkon ndryshime në GDPR – një çështje që ka ndarë eurodeputetët dhe pritet të hapë një debat të fortë në Parlamentin Evropian.


Nga Kategoria

Bota

Italia ndryshon ligjin zgjedhor, opozita përballet me sfidën e bashkimit

8 Tetor, 2026
Bota

Rusia mohon raportimet për rastin e dytë të murtajës në Siberi

8 Tetor, 2026
Bota

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton çmimin Nobel në Letërsi

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Roeli po rritet pa babain, por nuk kalon ditë pa e kërkuar”/ Dedikimi prekës i Selvijes për Shpatin

8 Tetor, 2026
Screenshot

Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali lëshon kritika

8 Tetor, 2026
Screenshot

Shoqërohen tetë protestues në komisariat, policia njoftim zyrtar për tubimin pranë Kuvendit

8 Tetor, 2026
Screenshot

Dy të rinj humbin jetën brenda dy ditësh në Boriç të Madh, banorët ngrenë dyshime për një lidhje mes rasteve

8 Tetor, 2026

“Skemë e Ramës”- Agron Shehaj: Nëse Balluku mungon në votimin e Territoriales, do ta nxjerrë zbuluar teatrin që bëri Braçe

8 Tetor, 2026

Braçe kritika të ashpra ndaj Territoriales, qëndron përtej kohës në Foltore: S’është reformë, janë shkelur parime

8 Tetor, 2026

Italia ndryshon ligjin zgjedhor, opozita përballet me sfidën e bashkimit

8 Tetor, 2026

Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

8 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.