• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Protestuesit e qëlluan me vezë, reagon Bledi Mane: U përballa me ta pa patur frikë e pa ikur me vrap

6 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Bledi Mane u rrethua dhe u sulmua me vezë një ditë më parë nga një grup protestuesish gjatë protestës së “Revolucionit Flamingo”, pranë Kuvendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në pamjet e incidentit, disa prej tyre dëgjohen duke e fyer dhe duke i thirrur “servili i Ramës”, ndërsa Mane i pyet: “Me mua çfarë keni?”. 
 
Një ditë pas ngjarjes, gazetari ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka dhënë versionin e tij për atë që ndodhi. Mane thotë se, përveç vezëve, është goditur edhe me një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës dhe se është ndjekur nga rreth 30 persona.

Sipas tij, incidenti ndodhi rreth orës 16:00 të 5 tetorit, teksa po ecte në rrugën “Abdi Toptani”.

Lexo edhe:

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vite për Kushtrim Kokallën

 “U detyrova të ndaloj e t’i pyes ‘çfarë kishin me mua personalisht’, por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike”, shkruan Mane.

Gazetari pretendon se mes protestuesve kishte edhe të mitur dhe se, gjatë përballjes, disa prej tyre i kërkonin llogari për mënyrën se si ushtron profesionin dhe për qëndrimet që shpreh në televizion apo në rrjetet sociale.

“Turma prej 30 personash, mes të cilëve edhe minorenë, mes sharjeve dhe kërcënimeve më orientonte se si duhet të bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor”, shprehet ai.

Mane e konsideron incidentin një sulm për shkak të punës dhe qëndrimeve të tij publike, ndërsa pretendon se personat që e sulmuan ishin të paguar. Në reagimin e tij ai përmend Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, të cilëve u drejton akuza se paguajnë persona për akte të tilla, pa paraqitur prova për këtë pretendim.

“Asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre”, shkruan Mane, duke u bërë thirrje gazetarëve të vazhdojnë punën dhe të mos tremben nga kërcënimet.

Reagimi i plotë i Bledi Manes:

Dje në datë 5 tetor 2026 rreth orës 16:00 duke ecur qetësisht në rrugën “Abdi Toptani” jam ndjekur nga një grup rreth 30 personash të ashtëquajtur “protestues të revolucionit flamingo” të cilët si fillim më kanë goditur me një vezë dhe një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës. 

U detyrova të ndaloj e ti pyes “çfarë kishin me mua personalisht” por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike.

U përballa me ta në çdo sekondë pa pasur frikë e pa ikur me vrap siç bën ndonjë politikan kur e sulmojnë pasi mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë vrasjeje apo korrupsioni. Turma prej 30 personash mes të cilëve edhe minorenë,  mes sharjeve dhe kërcënimeve me orientonte se si duhet te bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një gazetar rrethohet, kërcënohet dhe linçohet publikisht me arsyen e vetme pse kryen detyrën dhe pse shkruan e pse shpreh publikisht në mediumet kombëtare apo rrjetet sociale mendimet e tij.

Natyrisht që asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre por po i bëj thirrje publike arlindqorrëve dhe goneshehajve të politikës të ndalojnë së paguari cilindo gangster rruge pasi me vezët që ata godasin nuk do marrin kurrë pushtetin e ëndërruar.

Falënderoj organizatat e gazetarëve, mediat e ndryshe, kolegët, miqtë e shumtë, policinë e shtetit dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri që mu gjendën pranë dhe treguan solidaritet njerëzor. 

Njëkohësisht u jap kurajo gjithë gazetarëve e u them të vazhdojnë punën e tyre sepse pavarësisht decibelit të lartë klithmave të mos tremben në punën e tyre nga asnjë individ apo turmë e dëshpëruar dhe e paguar provizorisht!

Nga Kategoria

Bota

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

23 Nëntor, 2026
Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vite për Kushtrim Kokallën

23 Nëntor, 2026
Bota

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

23 Nëntor, 2026

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

23 Nëntor, 2026

Courtois ngre pikëpyetje për “Topin e Artë”: “Nuk e di çfarë duhet të bëjë një portier për ta fituar”

23 Nëntor, 2026

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vite për Kushtrim Kokallën

23 Nëntor, 2026

Real Madrid telefonoi dy herë Bayernin për Olise, Eberl zbulon prapaskenat

23 Nëntor, 2026

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23 Nëntor, 2026
Screenshot

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23 Nëntor, 2026

69 mijë euro për të sfiduar kohën! Akuzat për ndërhyrjet estetike të Ballukut, Bardhi: Kam identifikuar klinikën në Milano

23 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.