Pas denoncimit në rrjete sociale për shpenzimet e padeklaruara të Belinda Ballukut për ndërhyrje estetike jashtë vendit, Gazment Bardhi thotë se e ka identifikuar klinikën në Milano.
Kreu i grupit të PD shprehet në një studio televizive se hetimi i SPAK ndaj deputetes ka qenë i paplotë. Ai shprehet se ka munguar vullnet i Prokurorisë së Posaçme dhe e ka humbur besimin tek institucioni.
“SPAK ka për detyrë të bëjë verifikimet e veta për një gjë që është evidente, publike, e dukshme. Unë nuk punoj oficer i Policisë Gjyqësore të BKH. Do të vazhdoj edh eme të dhëna të tjera sesa i pa thelluar dhe i paplotë ka qenë hetimi për Ballukun. Kam identifikuar klinikën në Milano ku ajo ka kryer ndërhyrjet. S’kam as besim më te SPAK se ka treguar që nuk dëshiron ta hetojë në mënyrë të thelluar Ballukun.
SPAK-ut i kam dërguar 5-6 dosje për Ballukun. S’jam thirrur as si kallëzues për t’u pyetur sepse do të dëshmoja edhe këtë denoncim publik që kam bërë. Kur ti çon dosje dhe sheh që nuk ka vullnet për t’u thelluar hetimi, nuk e kanë bërë”, tha Bardhi.











