Njëra nga dy makinat e Ergys Agasit, që duket në videon e publikuar nga Sali Berisha, teksa shoqërojnë eksortën shtetërore të kriministrit Edi Rama, rezulton të ketë mbi 600 mijë lekë gjoba të papaguara.
Pesë gjobat janë vendosur nga Policia Rrugore dhe në total shkojnë në vlerën 60.700 lekë.
Por pavarësisht se Agasi ka administruar shuma të mëdha në euro dhe lek nga institucionet shtetërore si AKSHI, Ministritë, e bizneset e tij, çuditërisht nuk ka gjetur kohën dhe vlerën financiare për të bërë pagesën.
Sipas të dhënave të nxjerra nga sistemi i gjobave të Policisë Rrogore, rezulton se automjeti me targë “GG444AA” në pronësi të Ergys Agasit, është kapur 5 herë në shkelje administrative, raporton gazetari Elton Qyno.
Gjoba e parë që është marë dhe ende nuk është paguar për automjetin e mësipërm rezulton të jetë regjistruar më 7 dhjetor 2024 në Tiranë. Vlera financiare e shkeljes administrative është vendosur 30 mijë lekë të vjetra, por për shkak të kamatave kjo gjobë ka shkuar në shifrën prej 49 mijë lekë të vjetra.
Gjobën e dytë ky automjet e ka marrë më 25 shkurt 2025 në Tiranë, ku fillimisht vlera e shkeljes administrative është 20 mijë lekë të vjetra. Por për shkak të kamatave, kjo vlerë aktualisht ka shkuar në 33 mijë lekë të vjetra.
Gjoba e tretë ndaj këtij automjeti dhe pronarit të saj, Ergys Agasi, është marrë në 26 Mars 2025, sërish në vlerën 20 mijë lekë të vjetra. Por për shkak të kamatave, vlera ekonomike është rritur në 33 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë, gjoba e katërt është vendosur në 2 korrik 2025 ku Ergys Agasi dhe mjeti në pronësi të tij, është gjobitur me 300 mijë lekë të vjetra në zonën e fshatit Ibë të Tiranës. Për shkak të mospagesës dhe kamatës, kjo gjobë aktualisht ka shkuar në 481 mijë lekë të vjetra.
Gjithashtu gjoba e fundit që ky automjet ka marrë është regjistruar në datën 15 dhjetor 2025.
Vlera ekonomike e shkeljes administrative, është 10 mijë lekë të vjetra dhe është vendosur nga një patrullë policie e dislokuar pranë një stacioni gazi “Eida”, që ndodhet shumë pranë vilës së kryeministrit Edi Rama.
Aktualisht Ergys Agasi, është shpallur në kërkim nga SPAK, për disa vepra të rënda penale, si “Heqje e paligjshme e lirisë së personit” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Shkelja e pabarazisë në tendera dhe ankande publike” si dhe “Konkurencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”.











