Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:20, në një arë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Boriçin e Madh.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











