• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rekord i ri! Emigrantët sollën 817 mln € në Shqipëri nga Janari në Shtator

11 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, ose 8.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe:

Operacion antidrogë në Holandë/ Arrestohen dy shqiptarë, sekuestrohen 500 kg kokainë

Operacioni ndaj Call Center në Tiranë, arrestohet një italian në Portin e Durrësit

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 9 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 800 milionë eurosh. Me këto ritme viti mund të mbyllet me nivele rekord prej mbi 1 miliardë euro. (në tremujorin e fundit 2024 prurjet ishin 273 milionë euro).

Emigrantët e rinj duket se nuk ikin pa e kthyer kokën pas, duke u kujdesur për të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./Monitor!

Nga Kategoria

Bota

Operacion antidrogë në Holandë/ Arrestohen dy shqiptarë, sekuestrohen 500 kg kokainë

16 Shkurt, 2026
Operacioni ndaj Call Center në Tiranë, arrestohet një italian në Portin e Durrësit
Aktualitet

Operacioni ndaj Call Center në Tiranë, arrestohet një italian në Portin e Durrësit

16 Shkurt, 2026
Si ndryshon energjia pas moshës 40 dhe si mund ta rinovojmë atë?
Aktualitet

Si ndërron energjia pas moshës 40 vjeçare dhe çfarë mund të bëjmë për ta rinovuar atë

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Strakosha realizon një paraqitje të shkëlqyer, shpëton portën nga goli, pret penalltinë dhe ndihmon AEK-un të shmangë humbjen.

Strakosha realizon një paraqitje të shkëlqyer, shpëton portën nga goli, pret penalltinë dhe ndihmon AEK-un të shmangë humbjen.

16 Shkurt, 2026

Helmi i frogs së dartit të Alexei Navalny: Çfarë dimë Epibatidina, e gjetur te frogat dart e Ekuadorit, shkakton paralizë muskulore dhe përfundimisht asfiksim. Ekspertët kanë thënë se toxina gjithashtu mund të prodhohet në mënyrë sintetike, në vend që të nxirret direkt nga froga vetë.

16 Shkurt, 2026

“Kosova e burgosur”/ Aktivistët rrethojnë monumentin ‘NEWBORN’, si protestë ndaj Gjykatës Speciale në Hagë

16 Shkurt, 2026
Fiks Fare: “E sulmuan me çekiç në kokë”, pamjet e incidentit dhe përpjekjet për të mbyllur hetimin në Vlorë

Fiks Fare: “E sulmuan me çekiç në kokë”, pamjet e incidentit dhe përpjekjet për të mbyllur hetimin në Vlorë

16 Shkurt, 2026

Pse fjalimi “qetësues” i Marco Rubios drejtuar Evropës nuk ishte aspak i tillë

16 Shkurt, 2026

Familjet australiane të IS në kampin e Sirisë u kthyen pas pasi u nisën për në shtëpi Grupi prej 34 grave dhe fëmijëve me lidhje familjare me grupin Islamik Shteti janë mbajtur në kampin Roj për pothuajse shtatë vjet. 21 minuta më parë Botëror

16 Shkurt, 2026

Kontrollimi i Fakteve: A u shpërthye në të qeshura parlamenti danez për planet e Trump-it për blerjen e Grenlandës? Video që po qarkullojnë në rrjetet sociale sugjerojnë se planet e Trump-it për të marrë Grenlandën shkaktuan të qeshura në dhomën e parlamentit danez. Në të vërtetë, klipet janë keq etiketuar.

16 Shkurt, 2026

Arbeloa: “Nuk mendoj se Mourinho mund të më befasojë

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.