Atalanta ka zyrtarizuar Maurizio Sarrin si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Klubi italian njoftoi në rrjetet sociale se 67-vjeçari do të marrë drejtimin e bergamaskëve, duke zëvendësuar Raffaele Palladinon, i cili u largua nga posti një javë më parë.
Sipas raportimeve, Sarri ka firmosur kontratë deri në vitin 2029 dhe do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.
Trajneri italian vjen pas eksperiencës te Lazio, klub që e mori në drejtim në vitin 2021 dhe e drejtoi deri në maj të këtij viti, me një ndërprerje njësezonale.
Atalanta e mbylli sezonin e kaluar në vendin e shtatë në Serie A, duke siguruar pjesëmarrjen në kualifikueset e Conference League. Tani, me Sarrin në stol, klubi synon të hapë një kapitull të ri.











