Real Madridi ka kthyer një profil të caktuar në prioritet absolut të merkatos: lojtarët e krahut që bëjnë diferencën në duelet një kundër një.
Strategjia nuk prek vetëm ekipin e parë, por të gjithë strukturën e klubit, nga “Santiago Bernabéu” deri te kategoritë më të ulëta të La Fábrica.
Shembulli më i madh është Yan Diomande, i transferuar nga RB Leipzig për një operacion që arrin rreth 140 milionë euro. Talenti nga Bregu i Fildishtë është përshtatur menjëherë dhe ka fituar hapësirë të rëndësishme në krahun e majtë.
Një tjetër emër i madh për të ardhmen është JJ Gabriel. 16-vjeçari i Manchester United pritet t’i bashkohet Realit dhe mund të përdoret si mesfushor ofensiv apo në krah.
Por puna më e madhe po zhvillohet në Valdebebas.
Sergio Castellón, Raúl Lema, Iker Doblas, Clifford Nana dhe Lawrence Osayende janë vetëm disa nga lojtarët e rinj të afruar me profil të ngjashëm: shpejtësi, driblim dhe aftësi për të krijuar epërsi individuale.
Rasti që ka bërë më shumë bujë është Alexis Ciria. 18-vjeçari u ngjit me shpejtësi nga Juvenil A te Real Madrid C, Castilla dhe më pas mori minuta edhe me ekipin e parë, duke marrë vlerësime publike nga José Mourinho.
Në klub janë gjithashtu Daniel Yáñez, Gabri Valero, Adri Pérez, Álvaro Leiva dhe Rubén López, të gjithë lojtarë me aftësi për të luajtur në krah ose në role të avancuara.
Mesazhi i Real Madridit duket i qartë: të grumbullojë sa më shumë talent ofensiv, ta zhvillojë që në moshë të re dhe të krijojë konkurrencë në çdo nivel të klubit.











