• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbulohet emaili/ Krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të vinte barrë aeroportin e Vlorës për kredinë e Delphos

22 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish administratori i shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka, parlajmëroi zyrtarisht Behgjet Pacollin se kredia 100 milionë euro e marrë nga Delphos Compartment Bernina ishte shkelje flagrante e kontratës koncesionare dhe ligjit. Kapitali publikon emailin, përmes të cilit krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të firmoste kredinë, që e vinte aeroportin e Vlorës si barrë në duar të panjohura.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Në vijim të bisedës së sotme, por edhe atyre paraprake në lidhje me angazhimin e Mabco për financimin e Delphos, ndjej detyrimin të theksoj edhe njëherë se çdo formë financimi që lidhet me Aeroportin e Vlorës duhet të kryhet rreptësisht në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet që i ngarkohen shoqërisë koncesionare dhe ortakëve të saj sipas kontratës së Koncesionit dhe marrëveshjeve përkatëse me financuesin kryesor, BKT,” thuhet në emailin që Lluka i ka dërguar Emin Pacollit.

Por ky paragraf pasohet nga një tjetër, në të cilin Lluka tregohet edhe më i drejtëpërdrejtë kur paralajmëron Pacollët se Aeroporti i Vlorës nuk mund të bëhet palë në kredinë e Delphos pa miratimin e qeverisë shqiptare. “Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se barrësimi i shoqërisë Koncesionare, qoftë mbi kuota apo mbi të hyrat e garantuara, sipas nenit 19.3 të kontratës koncesionare, mund të kryhet vetëm pas miratimit paraprak të Qeverisë shqiptare. çdo veprim në kundërshtim me këtë përbën shkelje kontraktuale dhe përbën arsye për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për shkak të veprimit të paligjshëm,” shkruan Lluka.

Lexo edhe:

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

Në fund të emailit Valon Lluka shkruan se ai nuk mund ta firmosë, bërjen palë të VIA-s në kredinë 100 milionë euro të marrë nga Mabco tek Delphos Compartment Bernina.
“Si administrator i VIA-s, që nga themelimi i shoqërisë, kërkoj që çdo vendim apo veprim të ndërmerret në përputhje të plotë me përcaktimet kontraktuale dhe njëkohësisht bëj me dije se refuzoj kategorikisht çdo veprim që cënon këto kufizime dhe dispozita,” përfundon Lluka emailin.

Për më shumë se një dekadë, Valon Lluka ka qenë krahu i djathtë i Behgjet Pacollit dhe një nga njerëzit e tij më të besuar. Por refuzimi për të firmosur dokumentin që bëntë palë VIA-n me kredinë e Mabcos i kushtoi atij vendin e punës. Menjëherë pas këtij emaili, Pacolli e shkarkoi Valon Llukën dhe vonë të dy u përplasën me deklarata akuzuese ndaj njëri tjetrit.

Pacolli akuzoi Llukën se ishte bërë pjesë e një konspiracioni për të marrë aksionet e tij në aeroportin e Vlorës, ndërsa Valon Lluka u përgjigj se Behgjet Pacolli kishte mashtruar dhe kishte kryer veprime të paligjshme.

Pas shkarkimit të LLukës, Pacolli emëroi Mentor Hajdarajn si administrator në shoqërinë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Por edhe ky i fundit refuzoi të firmosë kredinë e Delphos duke dhënë dorëheqjen vetëm një muaj pas emërimit në detyrë, përmes një shkrese ku kujdesej të theksonte se gjatë qëndrimit si administrator nuk kishte marrë asnjë vendim substancial, që mund të ndikonte drejtimin strategjik apo financat e shoqërisë koncesionare.

Ky nënvizim dukej në fakt si një përpjekje për të shmangur çdo falsifikim të mundshëm apo veprim që mund të ndërmerrej brenda shoqërisë duke përdorur emrin e tij./kapital.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026

Manchester United ende pa vendim për Carrick, e ardhmja e trajnerit mbetet pezull

9 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Kane jashtë formacionit më të mirë të FIFPro, Spanja dominon me katër lojtarë

9 Nëntor, 2026

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, pasi më herët pranoi rezultatin

9 Nëntor, 2026

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.