Vinicius Junior po jep shenja të qarta rikthimi. Pas 42 ditësh larg ndeshjeve të kampionatit, braziliani u rikthye në La Liga dhe luajti një rol vendimtar në përmbysjen e Real Madridit ndaj Celta Vigos.
Edhe pse nuk e nisi ndeshjen si titullar, Vinicius hyri në minutën e 57-të dhe ndryshoi menjëherë ritmin e lojës. Brenda pak më shumë se gjysmë ore, ai tentoi disa herë driblimin, krijoi raste dhe ishte në origjinën e të dy golave të Madridit.
Në golin e barazimit, Vinicius depërtoi përpara dhe gjeti Mbappén, përpara se aksioni të përfundonte me realizimin e Bellingham. Më pas, ishte pikërisht krosimi i tij që solli golin e fitores nga Carlos Espí, pas pritjes fillestare të portierit Radu.
Braziliani krijoi gjithashtu tre raste për gol, duke konfirmuar sinjalet pozitive që kishte dhënë gjatë pushimit ndërkombëtar, ku realizoi pesë gola në dy ndeshje.
Vinicius ka pranuar se nuk e nisi sezonin në mënyrën më të mirë, por ka premtuar reagim. Tashmë, shenjat e para po shihen edhe me fanellën e Real Madridit.
Mourinho ka konfirmuar gjithashtu se Vinicius do të jetë titullar në ndeshjen e radhës ndaj PSV-së.










