QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku po të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar me një ndalesë.
Në këtë aktivitet është i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky transformim do të lehtësojë lëvizjen për miliona qytetarë që kalojnë në këtë pikë kufitare.
Kryeministri theksoi se synimi është shtrirja e këtij sistemi edhe në pikat e tjera kufitare, me qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar.
“Ky transformim do t’u vlejë miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vijojmë edhe në pikat e tjera për të pasur të njëjtin sistem”, deklaroi Rama.











