• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 27 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Vinicius flet hapur: “Me Xabi nuk funksionoi, me Arbeloan ndihem shumë mirë”

6 Prill, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Vinicius Junior ka folur hapur në konferencën për shtyp para sfidës mes Real Madrid dhe Bayern Munich, duke prekur disa nga temat më të nxehta të momentit, nga raporti me Kylian Mbappe te marrëdhënia me trajnerët Xabi Alonso dhe Arbeloa, si edhe rinovimi i kontratës me klubin madrilen.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sulmuesi brazilian u ndal fillimisht te bashkëpunimi me Mbappe, duke theksuar rëndësinë që ka francezi për skuadrën. “Njerëzit thonë shumë gjëra. Kylian është këtu për të ndihmuar, na jep besim me golat e tij. Duhet të jemi të përqendruar nesër. Është një ndeshje e vështirë ku lojtarët e mëdhenj bëjnë diferencën, dhe Mbappe është një prej tyre”, deklaroi Vinicius.

Një nga momentet më interesante të konferencës ishte kur ai foli për raportin me Arbeloan dhe Xabi Alonso. Braziliani pranoi se me Arbeloan ka një lidhje shumë të veçantë, të ngjashme me atë që kishte më parë me Ancelottin. “Kam pasur një lidhje speciale me Arbeloan, ashtu siç e kisha me Ancelottin. Ai ma ka bërë gjithmonë të qartë se çfarë kërkon nga unë. Unë kam dhënë gjithmonë maksimumin dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

De la Fuente mbron Lamine Yamal para Botërorit: Ky është momenti i tij

Bayern përgatit ofertë surprizë për Anthony Gordon, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Nübel

Vinicius komentoi edhe periudhën e vështirë që po kalon, duke pranuar se nuk i kishte ndodhur prej kohësh të qëndronte kaq gjatë pa shënuar. “Nuk besoj se kam kaluar ndonjëherë kaq shumë kohë pa shënuar gol. Kam mësuar nga kjo periudhë e vështirë dhe dua të vazhdoj të mësoj. Lojtarët më të mirë gjithmonë rikthehen”, tha ai.

Sa i përket largimit të Xabi Alonso dhe faktit që nuk pati një përshëndetje publike, Vinicius u tregua i sinqertë. “Kam luajtur disa ndeshje, por jo shumë minuta. Çdo trajner ka metodat e veta dhe unë nuk u lidha me të ashtu siç ai dëshironte. Gjithsesi, ishte një eksperiencë nga e cila mësova. Shpresoj të vazhdoj me Arbeloan, me të cilin kam një lidhje të mrekullueshme dhe që më ka dhënë gjithmonë besim”, theksoi ai.

Braziliani foli edhe për të ardhmen e tij te Real Madrid, duke lënë të kuptohet se dëshira e tij është të qëndrojë gjatë në “Santiago Bernabeu”. “Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Më ka mbetur edhe një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit. Në momentin e duhur do të rinovoj dhe do të qëndroj këtu për shumë kohë, sepse ky është klubi i ëndrrave të mia”, deklaroi Vinicius.

Në fund, ai foli edhe për rëndësinë e ndeshjes ndaj Bayern Munich, duke vlerësuar rolin që kanë tifozët në sfida të tilla. “Pa dyshim, lidhja mes lojtarëve dhe tifozëve ndryshon gjithmonë dinamikën e ndeshjeve në shtëpi dhe të takimeve të Champions League. Na pret një skuadër e fortë, por ne kemi eksperiencë në këto ndeshje dhe shpresojmë të bëjmë gjërat si duhet”, përfundoi ylli brazilian.

Tags: bayern munichReal madridVinicius Junior

Nga Kategoria

Sporti

De la Fuente mbron Lamine Yamal para Botërorit: Ky është momenti i tij

26 Maj, 2026
Sporti

Bayern përgatit ofertë surprizë për Anthony Gordon, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Nübel

26 Maj, 2026
Sporti

E ardhmja e Milanit në duart e Ibrahimovic, Zlatan pritet të ketë rol vendimtar

26 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vetëm 640 mijë $, Ferrari prezanton makinën e re 100% elektrike

27 Maj, 2026

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa do të shitet benzina

27 Maj, 2026

Kush është 34-vjeçari i plagosur në Tiranë, i mbijetoi një atentati në 2018 dhe është arrestuar për trafik klandestinësh

27 Maj, 2026

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

27 Maj, 2026

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari e bën për spital

27 Maj, 2026

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me armën e shërbimit

27 Maj, 2026

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij! Mbeten në fuqi të gjitha dënimet

27 Maj, 2026

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur pas shpërthimit në një fabrikë letre në SHBA

27 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.