• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Araújo rilind te Liverpooli dhe i dërgon mesazh Barcelonës: “Kisha nevojë për këtë ndryshim”

21 Tetor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Ronald Araújo po përjeton një moment të shkëlqyer te Liverpooli, ku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Andoni Iraolas.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Uruguaiani, i cili iu bashkua “Reds” në formë huazimi nga Barcelona, ka gjetur vazhdimësi dhe një rol të ri në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa po kontribuon edhe në fazën sulmuese.

Pas golit ndaj Villarrealit në Champions League, Araújo pranoi se largimi nga Barcelona ishte pikërisht ndryshimi që i nevojitej.

Lexo edhe:

Viking, përralla norvegjeze që po mahnit Europën pas 34 vitesh pritje

Alarm te Milani, Gonçalo Ramos dëmtohet dhe rrezikon derbin

“Padyshim që kisha nevojë për këtë ndryshim. E kisha shumë të qartë. Fola me klubin, me Deco dhe me trajnerin dhe ma bënë gjithçka shumë të lehtë. Këtu po gjej atë që më duhej: të luaj, të ndihem i rëndësishëm dhe të tregoj futbollin tim”, deklaroi ai për “El Larguero”.

Araújo ka qenë protagonist në të tria ndeshjet e Liverpoolit në Champions League. Ai asistoi ndaj Atletico Madridit, shënoi golin e parë me fanellën e klubit ndaj LASK dhe gjeti përsëri rrjetën kundër Villarrealit.

Edhe pse pozicioni natyral i tij mbetet ai i qendërmbrojtësit, 27-vjeçari nuk e sheh si problem aktivizimin në të djathtë.

“Nuk është një pozicion i ndryshëm për mua. Është e vërtetë që ndihem më mirë si qendërmbrojtës, por kjo eksperiencë do të më ndihmojë shumë. Edhe te Barcelona më vendosnin aty në El Clásico dhe më duhej të përballesha me disa anësorë shumë të shpejtë”, tha Araújo, duke iu referuar edhe dueleve me Vinicius.

Paraqitjet e tij kanë bindur edhe kritikët në Angli. Troy Deeney, i cili fillimisht kishte dyshime për transferimin, pranoi se kishte gabuar dhe i kërkoi publikisht falje mbrojtësit uruguaian.

Liverpooli ka një opsion blerjeje prej 55 milionë eurosh, por Araújo nuk dëshiron ende të flasë për të ardhmen.

“Është ende shumë herët për të folur për këtë”, deklaroi ai, duke shtuar se ndihet shumë i lumtur dhe se nën drejtimin e Iraolas ka rigjetur “pasionin për futbollin”.

Tags: Andoni IraolabarcelonaChampions leaguedecoliverpoolpremier leagueRonald AraújoVillarreal

Nga Kategoria

Sporti

Viking, përralla norvegjeze që po mahnit Europën pas 34 vitesh pritje

21 Tetor, 2026
Sporti

Alarm te Milani, Gonçalo Ramos dëmtohet dhe rrezikon derbin

21 Tetor, 2026
Sporti

Tragjedi familjare për liderin e Bayernit, mungon ndaj Arsenalit

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Araújo rilind te Liverpooli dhe i dërgon mesazh Barcelonës: “Kisha nevojë për këtë ndryshim”

21 Tetor, 2026

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

21 Tetor, 2026

Përfundon takimi Putin-Witkoff në Shën Petersburg, çfarë diskutuan

21 Tetor, 2026

Viking, përralla norvegjeze që po mahnit Europën pas 34 vitesh pritje

21 Tetor, 2026

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga kreu i PDK-së

21 Tetor, 2026

PROTESTA VIJON/ Pasi qëndruan disa orë edhe para Ministrisë së Arsimit, studentë dhe pedagogë nisin marshimin në Tiranë

21 Tetor, 2026

Alarm te Milani, Gonçalo Ramos dëmtohet dhe rrezikon derbin

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.