• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tronditet biznesmeni i njohur shqiptar, ja çfarë thotë SPAK

25 Korrik, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtuesi Gentian Sula dyshohet se është i përfshirë në disa episode korrupsioni dhe pastrimi parash me kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Ajola Xoxe.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar së fundmi një rast, ku Sula, sipas grupit hetimor, ka bërë përpjekje për të mbuluar një pasuri të fshehur të Erion Veliajt, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë, ndërtuar prej shoqërisë së tij, “Agikons”.

Erion Veliaj dhe familja e tij jetojnë në katin e katërt të një godine 5-katëshe në zonën rezidenciale, në Selitë të kryeqytetit. Ky apartament është blerë vite më parë nga Arben dhe Valbona Xoxa dhe më tej i është dhuruar vajzës së tyre, Ajola Xoxa.

Lexo edhe:

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

Vrau të shoqen dhe u braktis nga familja, vetëvritet në burg Agron Llapushi

Prej vitesh, ky është apartamenti zyrtar i çiftit Xoxe-Veliaj, i deklaruar edhe në formularët e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Megjithatë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë krijuar dyshimin se “çifti i parë” i Tiranës ka edhe një pasuri të fshehur, një apartament në katin e pestë të godinës ku jetojnë, saktësisht mbi banesën e tyre.

Në apartament që dyshohet se është i fshehur nga Veliaj, ka jetuar prej vitit 2011 e deri në vitin 2019 miku i ngushtë i familjes së kryebashkiakut, aktori i kabaresë “Portokalli”, Gazmend Paja.

I pyetur nga grupi hetimor, Paja ka deklaruar se është larguar nga ai apartament në vitin 2019, pasi, në marrëveshje me ndërtuesin Gentian Sula, ka vendosur ta zëvendësojë me një banesë tjetër më të madhe, për shkak të nevojave familjare.

Pas vitit 2019, e konkretisht rreth vitit 2020-2021, SPAK ka identifikuar komunikime të shumta mes Ajola Xoxes dhe personave të ndryshëm mbi rikonstruksionin dhe mobilimin e apartamentit të lënë bosh nga Gazmend Paja.

Falë këtyre komunikimeve dhe detaje të zbuluara gjatë hetimit, Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshimet të arsyeshme se familja e kryebashkiakut të Tiranës është pronare reale e atij apartamenti, megjithëse formalisht, ai figuron i regjistruar në pronësi të “AgiKons” të ndërtuesit Gentian Sula.

Tentativa për të mbuluar apartamentin

Bazuar në informacionet për një apartament të fshehur të Veliajt, në 14 Prill 2025, Prokuroria e Posaçme kreu një kontroll në banesën në katin e pestë të godinës ku jeton kryebashkiaku.

Apartamenti rezultonte se i ishte dhënë me qira një personi, R. C. Qiramarrësi deklaroi se jeton në atë apartament prej Shtatorit 2024. Ai i tha grupit hetimor se e kishte gjetur këtë apartament në njoftimet e agjencisë imobiliare “Future Home”. R.C. thotë gjithashtu se, në momentin që e ka parë këtë apartament, në Gusht të vitit të kaluar, aty po bëheshin punime rifiniture, si lyerje, ndryshim të pajisjeve hidrosanitare dhe mobilim.

Kontrata e qirasë, nëpërmjet agjencisë imobiliare, rezulton se është nënshkruar mes R.C dhe shoqërisë “AgiKons”. Por, Prokuroria e Posaçme, dyshon se shoqëria ndërtuese e Gentian Sulës është përfshirë në këtë kontratë, me qëllim për të fshehur pronësinë reale të apartamentit.

“…Për organin procedues, krijohet bindja se shtetasi Gentian Sula, përfaqësues i ‘Agikons’, me simulimin aktiv të një marrëdhënieje qiraje, nëpërmjet nxjerrjes së objektit në një agjenci dhe më tej në nënshkrimin e kontratës së qirasë dt.18 Shtator 2024 (me shtetasin R.C), ka kryer veprime objektive, të cilat kanë synuar që të justifikojë përfitimin e parregullt që bashkëshortët Veliaj-Xoxa, kanë marrë për shkak të funksionit si kryetar Bashkie të Erion Veliajt”, thuhet në materialin e mbylljes së hetimeve të Prokuroria e Posaçme.

Më tej, SPAK-u deklaron: “Ky përfitim i parregullt (i çiftit Veliaj-Xoxe)….buron nga një marrëdhënie e gjatë me natyrë korruptive, e kushtëzuar kjo nga raportet e vazhdueshme të shtetasit Gentian Sula (përfaqësues i “AgiKons”) me Bashkinë e Tiranës…”.

Dollapi zbuloi apartamentin

Prokuroria e Posaçme thotë se fillesa për zbulimin e një apartamenti të fshehur nga Erion Veliaj, një kat mbi banesën e tij zyrtare tek zona e ‘Kodrës së Diellit”, ka qenë një dollap.

Në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, për veprat penale të korrupsionit e pastrimit të parave, prokurorët kanë administruar të dhënat e një mobilieri, Arlind Kodra.

Ky i fundit ka mbajtur në kompjuterin e tij të dhënat mbi punimet që ka kryer për llogari të Ajola Xoxes në shtëpinë e saj tek Kodra e Diellit, si edhe në një vilë në Qerret.

Mes të dhënave kompjuterike, prokurorët kanë identifikuar informacion, të shënuar me emërtimin “kati lart”. Mobilieri është pyetur për këtë informacion dhe ka deklaruar se është shoqëruar në vitin 2021 nga Ajola tek një apartament, që gjendet mbi shtëpinë ekzistuese të saj, ku ka marrë masat për realizimin e disa dollapëve.

Ai ka deklaruar se për këtë apartament ka ndërtuar vetëm një dollap. Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e këtij informacioni, si edhe të dhënave të tjera indirekte, ka kryer një kontroll mbi këtë apartament, që gjendet në katin e pestë, saktësisht mbi banesën ku jetojnë Ajola Xoxe dhe Erion Veliaj.

Në 14 Prill 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen një kontroll në apartamentin mbi banesën zyrtare të Erion Veliajt.

Fotot e kryera nga agjentët e Byrosë së Hetimit gjatë kontrollit në këtë banesë iu paraqitën mobilierit Arlind Kodra. Ky i fundit u shpreh se dollapi që gjendet në shtëpinë e dhënë me qira ishte pikërisht ai që kishte bërë ai më parë, pas bisedës me Ajola Xoxen.

Mbi bazën e kësaj të dhëne, prokurorët iu rikthyen sërish komunikimeve telefonike, të cilat kishin sekuestruar më herët nga personat nën hetim.

Në ato komunikime zbuluan mesazhe të shkëmbyera mes Ajolës dhe arkitektit Olsi Eftimi, mik i familjes dhe njëkohësisht personi që ka kontribuuar në arredimin e banesave të familjes Xoxe-Veliaj, në Tiranë dhe Qerret.

Në ato komunikime u evidentuan biseda, të cilat lidheshin pikërisht me apartamentin sipër banesës së Ajolës dhe Veliajt. Aty flitej për mundësinë e krijimit të shkallëve të brendshme, të cilat do të lidhnin dy apartamentet e të tjera detaje teknike.

Arkitekti Olsi Eftimi ka pranuar para prokurorëve se ka shkuar në atë apartament, por vetëm për të kryer disa rregullime, pasi pikonte ujë në tavanin e shtëpisë së Ajolës. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme deklaron se ka shumë të dhëna të tjera, të cilët i kanë krijuar bindjes se ai apartament është një pasuri e fshehur e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës./Boldnews

Nga Kategoria

Screenshot
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

26 Shtator, 2026
Aktualitet

Vrau të shoqen dhe u braktis nga familja, vetëvritet në burg Agron Llapushi

26 Shtator, 2026
Aktualitet

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

“Nuk ngopem me ty”, Rezarta Shkurta dedikim romantik për Ermal Hoxhën në 20-vjetorin e dashurisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

27 Shtator, 2026

Modric nuk di të ndalet, kapiteni udhëheq Kroacinë drejt fitores në Pragë

26 Shtator, 2026

Spanja përmbys Anglinë në Wembley, Baena dhe Oyarzabal vendosin sfidën

26 Shtator, 2026

Shqipëria e nis me fitore Nations League, Asllani dhe Muçi vendosin ndaj Bjellorusisë

26 Shtator, 2026

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

26 Shtator, 2026
Screenshot

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

26 Shtator, 2026

Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, Maran bën zgjedhjet për Nations League

26 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.