Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, e cila do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania”, në kuadër të Nations League.
Kjo do të jetë një mbrëmje e veçantë edhe për trajnerin Maran, i cili do të drejtojë për herë të parë Kombëtaren shqiptare në një ndeshje zyrtare. Takimet që ai ka zhvilluar deri tani në krye të kuqezinjve kanë qenë miqësore.
Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Pilo, Gjimshiti, Ismajli dhe Hysaj. Në mesfushë Maran ka besuar te Ramadani dhe Asllani, ndërsa më përpara do të aktivizohen Hoxha, Seferi dhe Muçi. Në majën e sulmit do të jetë Rey Manaj.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Berisha; Pilo, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Ramadani, Asllani; Hoxha, Seferi, Muçi; Manaj.
Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv këtë kapitull të ri, ndërsa Maran do të ketë mundësinë e parë për të treguar idetë e tij në një takim me pikë.












