• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Shqipëria e nis me fitore Nations League, Asllani dhe Muçi vendosin ndaj Bjellorusisë

26 Shtator, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Nations League, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”. Kuqezinjtë kontrolluan pjesën më të madhe të takimit dhe siguruan tre pikët falë golave të Kristjan Asllanit dhe Ernest Muçit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Skuadra e drejtuar nga Maran e nisi ndeshjen me presing të lartë, por Bjellorusia arriti të krijonte rrezik në minutat e para. Etrit Berisha u tregua i vëmendshëm në një nga rastet e miqve, ndërsa Shqipëria gradualisht mori më shumë kontroll mbi lojën.

Avantazhi erdhi në minutën e 34-t. Pas një ndërhyrjeje ndaj Berat Gjimshitit brenda zonës, arbitri akordoi penallti, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i. Kristjan Asllani mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë për 1-0.

Lexo edhe:

Lajm i madh për Bayernin, Kompany rikthehet në stol pas problemeve shëndetësore

Zyrtare: 3 kandidatë në garë për presidencën e FIFA-s, mes tyre Infantino

Pak para pushimit, Shqipëria goditi sërish. Elseid Hysaj ndërtoi një aksion të bukur nga krahu dhe shërbeu Ernest Muçin, i cili finalizoi me qetësi për 2-0 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Kuqezinjtë nuk u tërhoqën as pas pushimit dhe patën disa mundësi për ta thelluar rezultatin. Seferi humbi një rast të mirë, ndërsa Rey Manaj iu afrua shumë golit të tretë kur goditja e tij me kokë përfundoi në shtyllë. Edhe Muçi, Hoxha, Pilo dhe Asllani provuan në vijim, por pa e ndryshuar më rezultatin.

Maran ndërhyri edhe nga stoli, duke aktivizuar Uzunin, Dakun dhe Mehmetin, ndërsa Shqipëria vazhdoi ta menaxhonte pa shumë probleme avantazhin deri në fund.

Fitorja 2-0 i jep Shqipërisë një nisje pozitive në Nations League dhe njëkohësisht i dhuron Maran suksesin e parë në një ndeshje zyrtare në krye të Kombëtares. Kuqezinjtë ngjiten në krye të grupit së bashku me Finlandën, e cila fitoi 7-0 ndaj San Marinos.

Tags: Ernest Muçikristjan asllaniNations LeagueShqipëria

Nga Kategoria

Sporti

Lajm i madh për Bayernin, Kompany rikthehet në stol pas problemeve shëndetësore

19 Nëntor, 2026
Sporti

Zyrtare: 3 kandidatë në garë për presidencën e FIFA-s, mes tyre Infantino

19 Nëntor, 2026
Sporti

Deco dhe Bojan zbulojnë pengun e madh të Barcelonës: Luis Díaz, transferimi që nuk u realizua

18 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vjedhja e pensioneve përplas deputetët në Komision, Tabaku ‘thumbon’ Budinin: Ku përfunduan paratë e të moshuarve?

19 Nëntor, 2026

Projektligji i ri, monopatinat elektrike do të bëhen me sigurim të detyrueshëm

19 Nëntor, 2026

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas/ Testohet treni i parë mbi shina

19 Nëntor, 2026

Instagram sjell një risi për përdoruesit! Tashmë mund të modifikoni Story-t edhe pas publikimit

19 Nëntor, 2026

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, pranga 32-vjeçarit në Lezhë! Arrestohet edhe ndërmjetësja

19 Nëntor, 2026

DETAJE/ Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini

19 Nëntor, 2026

Lajm i madh për Bayernin, Kompany rikthehet në stol pas problemeve shëndetësore

19 Nëntor, 2026

Zyrtare: 3 kandidatë në garë për presidencën e FIFA-s, mes tyre Infantino

19 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.