Tottenham po përjeton një fillim sezoni për t’u harruar në Premier League dhe tashmë është bërë objekt talljeje edhe në rrjetet sociale. Pas barazimit 0-0 ndaj Evertonit, Domino’s Pizza UK publikoi një postim thumbues për skuadrën e Roberto De Zerbit.
“Kemi shpërndarë 489,297,478 pica që nga goli i fundit i Tottenhamit në Premier League”, shkroi kompania.
Shifra bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh merkatoja e verës. Tottenham raportohet se shpenzoi rreth 380 milionë paund për përforcime, por pas katër javësh kampionat nuk ka shënuar ende asnjë gol. Spurs humbën 3-0 ndaj Brentfordit dhe 2-0 ndaj Newcastle, përpara dy barazimeve 0-0 me Nottingham Forest dhe Everton.
Është hera e parë në historinë e Tottenhamit që skuadra nis një sezon të Premier League me katër ndeshje radhazi pa shënuar. Me vetëm dy pikë, londinezët ndodhen në vendin e 17-të dhe do të kërkojnë ta thyejnë këtë seri negative ndaj Aston Villas më 19 shtator.











