Ceremonia e Topit të Artë 2026 ka hyrë në fazën më të nxehtë në “London Palladium”, me dhjetë emrat e fundit që mbeten në garë për çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Në Top 10 janë Harry Kane, Kylian Mbappé, Lamine Yamal, Rodri Hernández, Ousmane Dembélé, Erling Haaland, Lionel Messi, Michael Olise, Fabián Ruiz dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Jude Bellingham ka mbetur menjëherë jashtë dhjetëshes së parë, duke u renditur në vendin e 11-të, ndërsa Pau Cubarsí është i 12-ti.
Interes të madh po marrin edhe lëvizjet e fundit në tregun e basteve. Harry Kane vazhdon të jetë favoriti kryesor, ndërsa Kylian Mbappé ka fituar ndjeshëm terren në orët e fundit. Lamine Yamal ka humbur disi pozicione, por gara mbetet ende e hapur.
Në Londër kanë mbërritur tashmë disa prej protagonistëve kryesorë të mbrëmjes. Luis de la Fuente ishte ndër të parët në tapetin e kuq, ndërsa Bayern Munich ka mbërritur me një delegacion të fortë ku spikat Harry Kane.
Tashmë mbetet vetëm verdikti final: Kane, Mbappé, Yamal apo një surprizë?











