• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 10 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Shqiptarët, më të shqetësuarit në rajon për kostot shëndetësore

10 Janar, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rezultatet treguan se 24 për qind e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm ne një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonia e Veriut 16%, Mali i 20% dhe Serbia 20%.

Përgjithësisht qytetarët në Rajon kanë nivele të lartë të pasigurisë financiare për shpenzimet shëndetësore, ku me shumë se gjysma e tyre 53% janë të shqetësuar.

Lexo edhe:

Studimi ngre alarmin: Pijet shumë të nxehta mund të rrisin rrezikun e kancerit

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1.66 milionë vdekje në botë

Nivelet e larta të shqetësimit tek qytetarët shqiptarë lidhen me të ardhurat e ulëta dhe nga ana tjetër me nivelet e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve. Të sëmurët kronikë në vend dhe ato më sëmundje të rralla paguajnë nga xhepi terapitë pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit.

Teksa nevojat për shërbime spitalore po rriten nga plakja e popullsisë dhe rritja e nivelit të sëmundjeve kronike në popullatë, buxheti i shëndetësie në vend që të rritet shkurtohet.

Në ndryshimet e fundit që ju bënë buxhetit të shtetit në dhjetor 2024 fondi i Ministrisë së Shëndetësisë u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%.

Në vitin 2024 shpenzimet për shëndetësinë sipas ndryshimeve të fundit arritën në 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ. Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja më të mëdha për trajtime mjekësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme.

Në 2024 buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë ishte sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021 shpenzimet për shëndetësinë zinin 10.7 % të shpenzimeve totale.

Në vitin 2025 shpenzimet totale nga buxheti do të rriten me 6.7 % ndërsa shpenzimet për shëndetësinë me 3.6 %.

Pavijonet në qendrat spitalore të vendit aktualisht trajtojnë më së shumti simptomat e lehta të gripit dhe temperaturës, teksa qindra mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje autoimune dhe neoplazmat orientohen të kurohen jashtë vendit.

Çdo vit miliona euro dalin jashtë vendit për trajtuar sëmundjet e rralla duke i kushtuar ekonomisë dhe mbi të gjitha shëndetit të popullatës

. Prej 10 vitesh fondet në shëndetësi po orientohen shpesh në investime jo-eficiente, teksa rimbursimi i barnave mbetet në vendnumëro dhe investimet në pajisje mbeten të pakta. Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që indentifikon sëmundjet në faza fillestare, teksa edhe Qendra Universitare e Prishtinës në Kosovë e ka një tillë. /Monitor

Tags: shendetesispitale

Nga Kategoria

Shëndeti

Studimi ngre alarmin: Pijet shumë të nxehta mund të rrisin rrezikun e kancerit

9 Shtator, 2026
Shëndeti

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1.66 milionë vdekje në botë

8 Shtator, 2026
Bota

Psikoza postpartum, çfarë është dhe pse rasti i nënës amerikane shkaktoi kaq shumë reagime

4 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PAMJE TË RËNDA! Panik në mes të restoranit, avokati gjen ish-gruan duke darkuar, nxjerr armën ta vrasë por i bllokohet

10 Shtator, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, KLGJ mbledhje të jashtëzakonshme, Sokol Sadushi: Jo vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese mes pushteteve

10 Shtator, 2026

Çifti në Kolonjë bën namin me drogë! “Mbushën” pyllin me qindra bimë kanabis, arrestohen

10 Shtator, 2026

Ilir Meta i “harruar” në qeli, Komiteti i Helsinkit letër burgut “313”: Pse nuk po e lejoni të takojë deputetët e tij dhe ata europianë? (FAKSIMILE)

10 Shtator, 2026

Emrat/ Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, të “fortët” e godasin në qendër të qytetit!

10 Shtator, 2026

Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

10 Shtator, 2026

Hagë/ Gjyqi ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë drejt fundit, sot nis faza e deklaratave përfundimtare

10 Shtator, 2026

Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut

10 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.