Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës.
I plagosur ka mbetur një 15 vjeçar nga ky fshat pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta me një moshatar.
Ai ndodhet në spitalin e Korçës dhe burimet bëjnë me dije se ai ka tre plagë, dy në kurriz dhe një në vesh.
Janë shoqeruar 2 persona deri tani. Po kryhen veprimet.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.











