• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 16 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rreth 60 mijë migrantë mësyjnë në enklavën spanjolle Ceuta, mbi 50 të vdekur. Madridi dërgon ushtrinë

1 Gusht, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arritjes së rreth 60 mijë migrantëve në Ceuta, Madridi dërgoi ushtarë në atë qytet. Kryeministri Sanches dhe ministri i Brendshëm i Spanjës vizitojë Ceutën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas mbërritjes së një numri të madh migrantësh në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut, kryeministri Pedro Sánchez ishte sot atje së bashku me ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska.

Kryeministri i Spanjës Sánchez, tha se shkelja e kufirit është “shkelje e integritetit territorial të Spanjës”.

Lexo edhe:

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj energjisë, pavarësisht marrëveshjes së Trump

Ekonomia ruse po dobësohet, por qytetarët përpiqen të ruajnë normalitetin para zgjedhjeve

Sánchez fajësoi kontrabandistët e qenieve njerëzore për krizën duke thënë se ata “mashtrojnë kaq shumë të rinj dhe, në fund, çojnë shumë prej tyre drejt vdekjes, qoftë në oqean ose, si në këtë rast, në kufirin e Spanjës në qytetin autonom të Ceutës.”

BE-ja ofron mbështetje

Komisioneri për Migracionin, Magnus Brunner, shprehu “gatishmërinë e BE-së për të mbështetur më fortë Spanjën për ta vënë situatën nën kontroll, ndër të tjera përmes Frontex-it”, njoftoi ai mbrëmë në platformën X.

Spanja dërgon ushtarë në Ceuta

Spanja dislokoi në Ceuta tri skuadra me nga 20 ushtarë secila, një njësi zhytësish dhe një anije ushtarake, njoftoi Ministria e Brendshme. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters edhe njësitë speciale të policisë do të forcohen me gjithsej 200 efektivë. Qeveria deklaroi se ushtarët do të mbështesin Gardën Civile (Guardia Civil) për të “ruajtur sigurinë në qytetin e Ceutës”.

Sipas të dhënave të autoriteteve gjatë ditëve të fundit në Ceuta kanë mbërritur me not më shumë se 60.000 migrantë. Deri tani njoftohet se më shumë 50 prej tyre humbën jetën në përpjekje për të kaluar me not nga Maroku në Ceuta.

Ceuta, është një qytet spanjoll në bregdetin e Afrikës së Veriut. Ky është territor i Bashkimit Evropian dhe kufizohet me Marokun.

Saka, më shumë se gjysma e 60,000 emigrantëve që kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës që nga mëngjesi i së premtes janë kthyer tashmë në Marok, sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, siç citohet nga mediat lokale.

Situatë kaotike

Kreu i sindikatës së Gardës Civile, Rachid Sbihi, e përshkroi situatën në qytet si kaotike. Sipas tij kufiri praktikisht është shembur. “Nuk është e mundur të jepen shifra të sakta, por kufirin po e kalojnë mijëra migrantë “, tha ai.

Achraf Maimouni, nga Shoqata Marokene për të Drejtat e Njeriut, e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme, kurse autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.

Presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i bëri thirrje qeverisë qendrore në Madrid që, për “arsye të sigurisë kombëtare”, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai kërkoi gjithashtu dërgimin e forcave shtesë policore si dhe vendosjen e trupave të ushtrisë në kufirin mes Marokut dhe Ceutës. Por Madridi e refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Shkak i mundshëm një vendim i Gjykatës së Lartë të Spanjës

Një shpjegim i mundshëm për këtë zhvillim lidhet me një vendim të në fillim të korrikut. Sipas këtij vendimi, personat që kapen në det gjatë përpjekjes për të arritur në Ceuta me not nuk mund të kthehen nga autoritetet menjëherë në Marok.

Sipas gjykatës në raste të tilla duhet të ndiqet një procedurë e rregullt sipas legjislacionit për të huajt. Ministria e Brendshme e Spanjës i akuzon rrjetet e kontrabandistëve të migrantëve se po e shfrytëzojnë këtë vendim.

Nga Kategoria

Bota

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj energjisë, pavarësisht marrëveshjes së Trump

15 Shtator, 2026
Bota

Ekonomia ruse po dobësohet, por qytetarët përpiqen të ruajnë normalitetin para zgjedhjeve

15 Shtator, 2026
Bota

OBT ngre alarmin: Sistemi global i tregtisë ndodhet në një pikë kritike

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Carlos Espí shpëton Real Madridin në fund, “Los Blancos” fitojnë 3-2 ndaj Elches

15 Shtator, 2026

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj energjisë, pavarësisht marrëveshjes së Trump

15 Shtator, 2026

Ekonomia ruse po dobësohet, por qytetarët përpiqen të ruajnë normalitetin para zgjedhjeve

15 Shtator, 2026

OBT ngre alarmin: Sistemi global i tregtisë ndodhet në një pikë kritike

15 Shtator, 2026

40 vjedhje në banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

15 Shtator, 2026

Nga chatbot-et që “halucinojnë” te frika se AI mund të dalë jashtë kontrollit: pse industria po përballet me krizën e saj më të madhe

15 Shtator, 2026

Fermerët bllokojnë rrugët në Holandë, ndërpritet edhe trafiku hekurudhor

15 Shtator, 2026

Sekuestrohen 20 kg drogë në Austri, dy të arrestuar, mes tyre një shqiptar

15 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.