• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Rivali i Interit në 1/8 finale? Capello zgjedh Feyenoord: PSV ka më shumë zgjidhje dhe cilësi

20 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Feyenoord apo PSV për Interin? Njëra nga këto dy skuadra holandeze do të jetë kundërshtari i zikaltërve në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë mendimin e tij të qartë për këtë:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Në bazë të renditjes së kampionatit holandez, përgjigja është Feyenoord dhe sipas meje jo pa arsye. Duke parë gjithashtu përballjet e PSV-së me Juventusin, mendoj se skuadra e Bosz ka më shumë zgjidhje dhe cilësi krahasuar me bashkatdhetarët e tyre nga Roterdami. Për më tepër, Feyenoord ka shumë mungesa dhe nuk dihet sa lojtarë do të rikuperojë për raundin tjetër të Champions-it”.

Duke folur për eliminimin e Juventusit nga PSV, ish-trajneri ka shtuar: “Ajo që u pa qartë është vështirësia e skuadrave tona për të përballuar ritmin e kundërshtarëve. PSV nuk e ktheu thuajse kurrë topin te portieri, nuk u kthye pas, por gjithmonë luante përpara, edhe kur ishte në avantazh. Skuadrat tona nuk janë të mësuara me një presion të tillë”.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në kantierin e Camp Nou, humb jetën një punëtor 54-vjeçar

Klopp prezantohet si trajneri i ri i Gjermanisë dhe paralajmëron: “Nëse prekni familjen time, largohem”

Capello komentoi edhe dështimet e Milanit dhe Atalantës: “Ibrahimovic e tha mirë, kuqezinjtë u vetëshkatërruan me atë çmenduri të Theo Hernandez. Por më lejoni të shtoj se edhe në inferioritet numerik, Conceição mund ta menaxhonte më mirë ndeshjen. Për shembull, unë nuk do ta kisha larguar kurrë Gimenez nga loja”.

Ndërsa për humbjen e Atalantës ndaj Club Brugge, ai shtoi: “Atalanta shpërdoroi shumë raste dhe nuk pati fat në ndeshjen e parë me atë penallti që mbetet për t’u diskutuar. Megjithatë, në kthim belgët treguan se janë ekip i fortë. Pranuan duelet ‘një kundër një’, tipike për futbollin e Gasperinit, dhe treguan shpejtësi e teknikë të mirë, duke e vënë vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen e Atalantës”.

Nga Kategoria

Sporti

Aksident tragjik në kantierin e Camp Nou, humb jetën një punëtor 54-vjeçar

24 Korrik, 2026
Sporti

Klopp prezantohet si trajneri i ri i Gjermanisë dhe paralajmëron: “Nëse prekni familjen time, largohem”

24 Korrik, 2026
Sporti

Guardiola jep përgjigjen përfundimtare për stolin e Italisë

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

24 Korrik, 2026

U sulmuan nga policia, nëna e djalit me spektër autik – Ramës: Mos hy në gjynah

24 Korrik, 2026

Aksident tragjik në kantierin e Camp Nou, humb jetën një punëtor 54-vjeçar

24 Korrik, 2026

Klopp prezantohet si trajneri i ri i Gjermanisë dhe paralajmëron: “Nëse prekni familjen time, largohem”

24 Korrik, 2026

Guardiola jep përgjigjen përfundimtare për stolin e Italisë

24 Korrik, 2026

Manchester City arkëton mbi 4 milionë euro nga Botërori, klubi më i përfituar në botë

24 Korrik, 2026

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 80 mijë persona

24 Korrik, 2026

Vrau ish-vjehrrin, 35-vjeçari ka qëlluar veten me armë në makinë

24 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.