• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 80 mijë persona

24 Korrik, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Franca dhe Spanja po përballen me një nga valët më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, ndërsa mbi 80 mijë persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në Francë, autoritetet urdhëruan evakuimin e plotë të gadishullit turistik Cap Ferret, ndërsa në Spanjë është shpallur gjendja e emergjencës kombëtare për shkak të përhapjes së pakontrolluar të flakëve pranë Madridit.

Në rajonin francez të Gironde, zjarret që nisën të martën kanë përfshirë mbi 10 mijë hektarë sipërfaqe. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, bëri të ditur se rreth 40 mijë persona janë evakuuar nga gadishulli Cap Ferret, ku qindra banorë dhe turistë u larguan me varka, ndërsa të tjerë u evakuuan me automjete.

Lexo edhe:

Pas 5 orëve pezullim rikthehen fluturimet në SHBA, kaos në aeroporte për shkak të vonesave! Sekretari i Transportit: Problemi ishte teknik

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas autoriteteve lokale, deri tani janë shkatërruar 53 banesa dhe një kamp pushimi, ndërsa rreth 2 mijë shtëpi janë shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Zjarri është përhapur me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke djegur deri në 1 mijë hektarë në orë në disa zona.

Një tjetër vatër e madhe është regjistruar në rajonin Landes, pranë qytetit Biscarrosse, ku janë evakuuar mbi 23 mijë persona nga banesat, kampingjet, një azil dhe një kamp veror. Deri më tani janë identifikuar 105 ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë.

Ndërkohë, në Spanjë, qeveria shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare, pasi disa zjarre pranë Madridit dolën jashtë kontrollit. Flakët në Villa del Prado dhe San Martín de Valdeiglesias janë bashkuar, ndërsa më shumë se 19 mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në tre qytete në perëndim të kryeqytetit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e cilësoi situatën “dramatike”, ndërsa presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, deklaroi se bëhet fjalë për “zjarrin më të rëndë në historinë e rajonit”.

Në Francë, dy zjarrfikës humbën jetën të martën gjatë përpjekjeve për të shuar një vatër pranë aeroportit të Bordeaux. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka dërguar në ndihmë tre avionë dhe dy helikopterë për Francën, si dhe katër avionë zjarrfikës për Spanjën.

Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme, thatësira e zgjatur dhe erërat e forta po krijojnë kushte ideale për përhapjen e shpejtë të zjarreve. Sipas Shërbimit Evropian për Ndryshimet Klimatike “Copernicus”, Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, duke e bërë sezonin veror gjithnjë e më të rrezikshëm për shpërthimin e zjarreve masive.

Nga Kategoria

Bota

Pas 5 orëve pezullim rikthehen fluturimet në SHBA, kaos në aeroporte për shkak të vonesave! Sekretari i Transportit: Problemi ishte teknik

14 Nëntor, 2026
Bota

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026
Bota

Defekti global në Microsoft nxjerr në pah rrezikun e varësisë nga pak gjigantë të teknologjisë

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14 Nëntor, 2026

Pas 5 orëve pezullim rikthehen fluturimet në SHBA, kaos në aeroporte për shkak të vonesave! Sekretari i Transportit: Problemi ishte teknik

14 Nëntor, 2026

Rikthehet energjia elektrike në qytetin e Kukësit, disa fshatra vijojnë të mbeten në errësirë

14 Nëntor, 2026

Veliaj i dërgon mesazh Ramës nga burgu: Kërkon mocion mosbesimi dhe vë në pikëpyetje drejtimin e Partisë Socialiste

14 Nëntor, 2026
Horoskopi për Ditën e Enjte, 18 Qershor 2026

Yjet zbulojnë çfarë ju pret sot: Dashuri, fat dhe ndryshime për 12 shenjat e horoskopit

14 Nëntor, 2026

Sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të ‘nxehta’! Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri

14 Nëntor, 2026

Gjermania e Klopp bind ndaj Serbisë, tani gjithçka vendoset kundër Holandës

13 Nëntor, 2026

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.