• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Protesta e 20 shkurtit, Berisha: Do të shpëtojmë vendin nga narko-regjimi

15 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha, në një videomesazh në rrjete sociale, akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të krijojë një mburojë ligjore për të shmangur pezullimin apo ndjekjen penale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha hodhi poshtë pretendimin e Ramës për “funksione të padelegueshme”, duke theksuar se ligji lejon delegimin e kompetencave dhe se ekzistojnë vendime të firmosura nga zëvendësministra me autorizim.

Berisha tha se më 20 shkurt qytetarët do të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për të shpëtuar Shqipërinë nga narko-regjimi i Edi Ramës.

Lexo edhe:

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

Reagimi i plotë:

Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e radhës. Ai u tha qytetarëve se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anulimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri, njëlloj si i mbyturi, kapet me fijen e barit.

Po bën përpjekjen e fundit për të krijuar një mburojë ligjore ndaj vetes së tij. Cilido që dëgjoi Edi Ramën të flasë për funksione të padelegueshme, për të kuptuar se ai gënjeu, jo njëherë, por gënjeu qindra herë vetëm për funksionin e kryeministrit.

Çka dua të them me këtë?
Në arkivin e Këshillit të Ministrave, janë jo me dhjetëra, por me qindra vendime të firmosura me autorizimin e tij nga zëvendës-ministrat përkatës, sipas kohës.

Por, përveç kësaj, ky është një përcaktim ligjor, i cili e lejon kryeministrin të autorizojë zëvendësin e tij për të firmosur.
Së dyti, vetë Kushtetuta ka parashikuar zëvendësimin, delegimin. Në rast se presidenti i Republikës fluturon, shkon jashtë vendit, zëvendësi i tij është kryetari i parlamentit, me Kushtetutë.

Në rast se ministri nuk është, me autorizim të tij zëvendësohet nga zëvendësministri, i cili firmos për ministrin.
Pra, çfarë do të shohim ne nesër?

Do të shohim një akt që s’e kemi parë kurrë ndonjëherë dhe nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë.

Deputeti Edi Rama paraqet në parlament amendamentin për të mbrojtur nga pezullimi, nga gjykatës apo kur e kapin në krim kryeministrin, Edi Rama. Kërkon pra, të krijojë një mburojë ligjore.

Me këtë rast, i tmerruar dhe nga protesta, ai përdori fjalët fyese, poshtëruese për njerëzit e idealeve më të larta, për misionarët e vërtetë.

Sipas tij, ata janë rrugeçër, janë mercenarë, janë njerëz të paguar.

Unë i them Edi Ramës se, ata janë misionarët e shpëtimit të Shqipërisë. Dhe se, 20 shkurti është dita në të cilën idealet më fisnikëve të shqiptarëve, misionarët e këtij vendi, do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve, për të shpëtuar Shqipërinë nga narko-diktatori, Edi Rama.

Nga Kategoria

Aktualitet

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026
Aktualitet

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

27 Gusht, 2026
Aktualitet

U kërkonte 10 mijë euro për një banesë familjeve të prekura nga tërmeti, arrestohet 45-vjeçarja

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barcelona merr 3 pikët ndaj Athletic Bilbaos, Rodri debuton me fanellën blaugrana

27 Gusht, 2026

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026

Egnatia përmbyset në Norvegji, humbet Europa League por vazhdon në Conference

27 Gusht, 2026

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, “Audi” përplas 12 vjeçarin që lëvizte me monopatinë! Fëmija ndërron jetë rrugës për në spital

27 Gusht, 2026

SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

27 Gusht, 2026

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

27 Gusht, 2026

Shorti i Champions League dhuron superduele, gjigantët europianë përballen që në fazën e ligës

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.