• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Nis sot Kupa e Botës 2026, edicioni më i madh në historinë e futbollit

11 Qershor, 2026
tek Kryesore, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Bota e futbollit është gati të përjetojë një moment historik, pasi sot në orën 21:00 ngre siparin Kupa e Botës 2026, turneu më i madh që FIFA ka organizuar ndonjëherë. Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në tre shtete njëkohësisht; SHBA, Kanada dhe Meksikë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ceremonia inauguruese do të mbahet sot në stadiumin legjendar “Azteca” të Mexico Cityt, ku Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse. Spektakli do të nisë 90 minuta përpara takimit dhe pritet të sjellë një atmosferë festive, duke rikthyer kujtimet e hapjes së Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, në përballjen po kundër Meksikës.

Kanadaja do të shkruajë historinë e saj si vend mikpritës për herë të parë, me ndeshjen Kanada – Bosnje Hercegovinë që do të luhet më 12 qershor në Toronto (21:00). Ndërkohë, SHBA-ja, organizatore e Botërorit 1994, do të hapë pjesën e saj të turneut më 13 qershor në Los Angeles me sfidën ndaj Paraguajit.

Lexo edhe:

Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç

Tragjike në Vlorë! 27-vjeçarja, mamja e dy fëmijëve bie nga kati i gjashtë i pallatit gjatë mesnatës, jep frymën e fundit në duart e mjekëve

Ky edicion do të shënojë një revolucion në formatin e garës. Për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, në vend të 32 që kanë qenë deri tani. FIFA ka vendosur të zgjerojë turneun për t’u dhënë më shumë mundësi vendeve nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut që të jenë pjesë e skenës më të madhe të futbollit botëror.

Formati i ri parashikon 12 grupe me nga katër skuadra. Dy ekipet e para të secilit grup do të kualifikohen automatikisht, ndërsa në fazën tjetër do të kalojnë edhe tetë skuadrat më të mira që renditen në vendin e tretë. Në total, 32 kombëtare do të avancojnë në fazën me eliminim direkt.

Risia më e madhe është futja e raundit të 1/16-ve, çka rrit numrin e ndeshjeve dhe zgjeron kalendarin e turneut. Finalistët dhe skuadrat që do të luftojnë për vendin e tretë do të zhvillojnë tashmë tetë ndeshje, një më shumë se në formatin e mëparshëm.

Nga 64 ndeshje që zhvilloheshin në edicionet e kaluara, Botërori 2026 do të ketë plot 104 takime të shpërndara në 16 qytete pritëse. Turneu do të zgjasë 39 ditë, nga 11 qershori deri më 19 korrik, kur do të luhet finalja e madhe në stadiumin “MetLife” të New Yorkut.

Faza e grupeve do të zhvillohet nga 11 deri më 28 qershori, ndërsa menjëherë më pas do të nisë faza me eliminim direkt. Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të përcaktojnë kampionen e re të botës në një turne që premton të jetë spektakolar si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ.

Përveç futbollit, organizatorët kanë premtuar një festë globale me pjesëmarrjen e emrave të njohur të muzikës botërore si Shakira, Burna Boy, Katy Perry, Blackpink, Rema dhe Anitta, duke e kthyer Kupën e Botës 2026 në një ngjarje që bashkon sportin, kulturën dhe argëtimin në përmasa të papara më herët.

Nga Kategoria

Kryesore

Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç

11 Qershor, 2026
Kryesore

Tragjike në Vlorë! 27-vjeçarja, mamja e dy fëmijëve bie nga kati i gjashtë i pallatit gjatë mesnatës, jep frymën e fundit në duart e mjekëve

11 Qershor, 2026
Kryesore

Sot Kuvend/ 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon shpjegime nga Ministria e Mjedisit për investimet në Nartë

11 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nis sot Kupa e Botës 2026, edicioni më i madh në historinë e futbollit

11 Qershor, 2026

Dosja 5D/ Shtyhet procesi në GJKKO, ja kur do të mbahet seanca e radhës

11 Qershor, 2026

Frika e një lufte të madhe po rritet, Tajvani “armatoset deri në dhëmbë” kundër Kinës

11 Qershor, 2026

15-vjeçari pësoi infarkt dhe vdiq në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit (EMRI)

11 Qershor, 2026

Zbulohet një call center në Tiranë, 4 të arrestuar! 49 punonjës nën hetim

11 Qershor, 2026

Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç

11 Qershor, 2026

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk pajtohen me ne nesër

11 Qershor, 2026

Njihuni me “surprizat” e motit për këtë të enjte

11 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.